TIRANE - Një raport i kontrollit të Lartë të Shtetit për ccështjen e caktimit të pensioneve, thotë se të moshuarve u vonohet dhënia e përfitimit. Janë me mijëra të moshuar të cilët përballen me vonesa në caktimin e pensioneve.

Në momentin e parë që aplikohet për të marrë pension, kërkohen shtatë dokumente, ku më kryesoret janë libreza e punës dhe libreza e kontributeve. Nëse ju mungojnë këto libreza, atëherë duhet të dorëzoni dhe shtatë dokumente të tjera, siç janë vërtetimet për vitet e punës apo vërtetimin e pagës, që duhet të merret në Zyrat e Punës ose në vendin ku keni punuar (shtet ose privat). Një problem i madh sot që përballen të moshuarit në prag pensioni, janë mungesa e vërtetimeve për vitet e punës.