Tabelat, pensionet e plota rritet
masa e përfitimit, ja ndryshimi

Tabelat, pensionet e plota rritet<br />masa e përfitimit, ja ndryshimi
Sot të gjithë burrat kur dalin në pension përfitojnë mesatarisht 19 mijë lekë, ndërsa gratë 18 mijë lekë. Janë këto të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat kanë zbardhur masën mesatare të përfitimit për çdo lloj pensioni.

Mesatarisht një pensionist në Shqipëri, në momentin kur mbush moshën, merr 18 mijë e 800 lekë. Nga një raport të siguruar nga gazeta ISSH ka bërë publik edhe numrin e pensionistëve të rinj.

Përfitimi
Përveç pensionit të plotë, ku përfitimi është 18.800 lekë edhe për pensionet e tjera është rritur masa e pensionit. Kështu për pensionin e pjesshëm përfitohet rreth 11 mijë e 400 lekë. Rritje më të madhe të masës së pensionit ka për ata persona të cilët zgjedhin të marrin pension të reduktuar.

Kështu për pensionin e reduktuar masa mesatare e përfitimit është 16.900 lekë për burrat dhe 16.600 lekë për gratë.

Pensionet e reja
Në total për vitin 2016 janë lidhur 15.161 pensione të reja. Prej tyre 6.149 janë pensione të plota, 8.783 pensione të pjesshme, 106 pensione për nënat me shumë fëmijë dhe 123 pensione të reduktuara.

Mosha e pensionit
Për sa i përket moshës së pensionit, ajo ka mbetur e pandryshuar për burrat 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me 4 muaj dhe sot dalin në pension në moshën 60 vjeç e 4 muaj. Për gratë mosha do rritet me dy muaj të tjerë nga 1 janari 2017.

Ndërkohë mosha e pensionit të reduktuar është 62.3 vjeç për burrat dhe 58.3 vjeç për gratë. Kjo do të thotë se burrat e gratë zgjedhin të marrin një përfitim më të ulët, duke dalë në pension rreth 2 vite para mbushjes së moshës.

Pensioni i pleqërisë dhe pensioni i reduktuar
Por si përfitohet pensioni i pleqërisë dhe ai i reduktuar? Masa e pensionit të pleqërisë: Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive
Pensioni i reduktuar i pleqërisë:

Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: -Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

pensionet tabelat

pensionet tabelat

tabelat pensionet

tabelat pensionet

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?