TIRANE- Asnjë pagesë nuk është bërë për blerjen e 85% të aksioneve të ndërmarrjes së përpunimit të thellë të naftës gjatë vitit 2008, zbulon sot gazeta Shqiptarja.com. Pavarësisht se u shpall publikisht nga zv.ministri Alibali dhe vetë Rezart Taçi që ishte shlyer detyrimi 100%.
Në konferencën e shtypit të Alibalit dhe Taçit u deklarua se konsorciumi i Taçit "AMRA Oil" i kishte paguar shtetit shqiptar 128 milionë euro, por të paktën gjatë atij viti, nuk rezulton të jetë derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit për këtë privatizim masiv.
Dokumentet faktojnë se pas raportimit të janarit 2009, ministria e Financave ka korrigjuar rezultatet e privatizimit të aseteve shtetërore duke rrudhur me 20 milionë euro shifrat në bilancin 12-mujor. Nga 9.8 miliardë lekë u deklaruan 7.2 miliardë lekë.
Per shkrimin e plote të faktuar dhe me dokumente lexoni sot Shqiptarja.com
Blini gazeten online
/Shqiptarja.com