Tadiç i gatshëm për kryeministë

Tadiç i gatshëm për kryeministë
Tadiç ka deklaruar mbrëmë se është i gatshëm ta marrë postin e kryeministrit në qoftë se pranohen parimet, objektivat dhe plani për funksionimin e qeverisë së re dhe paralajmëroj se mbi shumicën parlamentare më parë do të bisedojë me koalicionin rreth Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk vjen në konsiderim çfarëdo koalicioni me Partinë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikoliçit.

Vendimin që Tadiç të jetë kandidat për kryeministër e ka marrë në mbledhjen që ka përfunduar mbrëmë, Kryesia e Partisë Demokratike, kurse Tadiçi u tha gazetarëve pas mbledhjes se beson se me koalicionin rreth socialistëve do të arrijë marrëveshjen mbi shumicën parlamentare, por duke mos përmendur se kush mund të jenë partnered tjerë të koalicionit qeverisës. Ai ka cekur se qeveria e ardhshme duhet të jetë e armatosur me objektivat dhe vlerat si dhe me planin që është real dhe i realizueshëm, duke shtuar se po ballafaqohemi me vështirësi të mëdha por besojmë se po vijnë ditë më të mira për
Serbinë. 

Presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të takohet sot me presidentin e deritashëm Boris Tadiç, kur do të bëhet dorëzim pranimi i detyrës dhe do të bisedojë për formimin e qeverisë së re.
Nikoliç ndaras do të bisedojë edhe me kryetarin e socialistëve Ivica Daçiç, dhe ende nuk dihet nëse ai do t’ia ofrojë mandatin për qeverinë e re Boris Tadiçit apo përfaqësuesit të partisë së tij e cila është fituese e zgjedhjeve parlamentare. 
Nikoliç gjithashtu do të takohet edhe me kryetaren aktuale të parlamentit Sllavica Gjukiç Dejanoviç lidhur me caktimin e mbledhjes konstitutive të legjislaturës së re dhe betimin e presidentit, që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar dje se disa vende të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë që euro-integrimin e mëtejmë të Serbisë ta kushtëzojnë jo me njohjen formale por njohjen faktike të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të socialistëve, Daçiç ka thënë se “kjo nënkupton se askush nuk do të na detyrojë ta njohim pavarësinë e Kosovës veçse do të ta imponojnë vendimet që do të nënkuptojnë se ajo është vend sovran dhje i pavarur dhe për këtë, kujtoj, se janë të vetëdijshme të gjitha partitë –edhe demokratët e Tadiçit edhe përparimtarët e Nikoliçit. Politika ndaj Kosovës, ka shtuar krye-socialisti serb, duhet të jetë e mbështetur në jetën reale dhe interesat e popullit serb. 
Sepse, ka shtuar ai “jemi bërë robër të së kaluarës për shkak të së cilës mund ta humbim edhe të tashmen edhe të ardhmen e popullit në Kosovë". Ai ka vlerësuar se Serbia duhet ta braktis konceptin e politikës që e ka ndaj Kosovës, me që ai është “i pavolitshëm. Sepse lypset të dimë çka mbrojmë dhe çka po duam, e ne sot as nuk dimë çka po duam as çka të mbrojmë ” ka thënën Daçiç për mediat serbe. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda