Tadiç kërkon nga Nikoliçi ta paraqes planin mbi Kosovën

Tadiç kërkon nga Nikoliçi ta paraqes planin mbi Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike, ish presidenti serb dhe kandidat për kryeministër të ri serb, Boris Tadiç pret nga presidenti i sapo zgjedhur Tomislav Nikoliç që ta paraqes Planin ekonomik mbi të ardhmen e Serbisë dhe Planin mbi “Kosovën e Metohinë”.

Tadiç ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij se nga Nikoliç nuk pret të zhvillojë negociata teknike mbi Kosovën, por “duhet ta marrë iniciativën në harmoni me premtimet elektorale” , duke shtuar se “gjithmonë ekziston Plani i tij prej katër pikave”.

Tadiç shpreson se është i mundshëm vendosja e konsensusit mbi politikën ndaj Kosovës. Drejtuesi i demokratëve ka nënvizuar se tash faktorët tjerë politik lypset të marrin përgjegjësinë në harmoni me rezultatet e zgjedhjeve kurse Partia Demokratike është e gatshme që këtë përgjegjësi ta marrë në qeveri.
“Ne jemi të gatshëm ta marrim përgjegjësinë në qeveri sepse konsideroj se kjo është më mirë për Serbinë dhe rajonin, vazhdimësi, ardhmëri” ka thënë Tadiç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza