Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiq, nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor.
Lajmi është përgënjeshtruar nga ana e kabinetit të presidentit serb, ku siç thuhet, nuk do të ketë asnjë lloj takimi të paralajmëruar nga mediat e Kosovës.
“Përjashtohet çdo mundësi që presidenti Tadiq të takojë Thaçin”, ka theksuar kabineti i presidentit serb për mediat beogradase INA.
Refuzimi serb vjen për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që do të mbahen në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë më parë bëri të ditur se nuk është kundër çdo lloj takimi të kësaj natyre dhe se sipas tij, ajo shprehë reciprocitetin e nivelit të takimeve të shtetit të Kosovës përballë Serbisë.
Kryeministri Thaçi dhe Tadiq deri tani kanë zhvilluar dy takime, njëri në Athinë dhe tjetri në Nju Jork, ka raportuar “Wikileaks”.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com