Lideri i Partisë Demokratike (DS) Boris Tadiç, pas takimit të demokratëve serb, i cili ka zgjatur më shumë se katër orë, ka thënë se është duke vazhduar bisedimet me Partinë Socialiste për formimin e qeverisë së Serbisë dhe se është i gatshëm të bëhet kryeministër i vendit po që se nga SPS-i i Daçiçit merr përkrahje për vendosjen e rendit në Serbi, që do të thotë qërim hesapesh me oligarkët, si dhe për një qeveri më të lirë e më efikase.


“E di që ju intereson se kush do të bëhet kryeministër, por së pari do të bisedojmë për programin e qeverisë së re, e ndërsa për zgjidhjet personale”, ka thënë Tadiç pas takimit, citojnë mediet serbe.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë bisedimet me SPS-in, PUPS-in dhe JS-në.

Kryetari i ri i Serbisë Tomisllav Nikoliç ka kërkuar që Tadiç të bëhet kryeministër i Serbisë.
/rg/shqiptarja.com/