Tadiç: Serbia e ka konfirmuar se Kosova është e pavaru
Kryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish president i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar të mërkurën për revistën "Globus" të Zagrebit se Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e mëvetshme e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasur qëllim që Kosovën ta bëjë jo të pavarur
veçse ka dëshiruar ta definoj kornizën juridike të asaj mëvetësie.
Kryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish president i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar të mërkurën për revistën "Globus" të Zagrebit se Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e mëvetshme e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasur qëllim që Kosovën ta bëjë jo të pavarur veçse ka dëshiruar ta definoj kornizën juridike të asaj mëvetësie.
Ai, gjithashtu ka thënë aw sikur të ishte në vend të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të shkonte në Vukovar e Srebrenicë dhe ka cekur se idetë serbomëdha nga mendimet dhe fjalët e Nikoliqit duhet të flakën”, dhe ka shtuar se tek Nikoliq kanë ndodhur disa ndryshime të cilat ai duhet t’i konfirmojë edhe me vepra.
Duke folur mbi Kosovën, Tadiç ka thënë Sipas fjalëve të tij, Serbia më nuk ka kurrfarë institucione apo instrumente me të cilat do ta drejtonte çfarëdo procesi në Kosovë.
Duke cekur se Kosova dhe aleatët e saj kanë strategjinë e hapave të ngadalshëm drejtë pavarësisë së plotë, Tadiç ka thënë se ky interes me të cilin do të përmbushej objektivi i shqiptarëve në Kosovë është legjitim dhe askush nuk mund ta mohoj.
"Por Serbia ka interesat e veta në Kosovë ku kemi qytetarët tanë, përmendoret tona kulturore dhe integritetin tonë shtetëror. Këtë nuk guxojnë ta harrojnë as shtetet tjera të rajonit, sepse nëse pranohet demontimi i integritetit të Serbisë atëherë herët a vonë mund të demontohet i tërë rajoni", është kërcënuar Tadiq.
Pyetjes nëse e konsideron politikën e vet të dështuar sepse Serbia tani nuk e ka as Kosovën as BE, Tadiç ka shfaqur bindjen se Serbia mund ta ketë edhe njërën edhe tjetrën, por për asnjë çast nuk ka menduar se Serbia do ta integrojë hapësirën e Kosovës sipas mënyrës siç ka qenë në kohën e Millosheviqit.
Tadiq nuk është i sigurt se koalicioni i cili tash po e përgatit formimin e qeverisë së re të Serbisë do të arrijë marrëveshje rreth çështjeve ekonomike...bashkëpunimit rajonal e Kosovës...
"Nuk mund të arrihet konsensusi kombëtar rreth Kosovës sepse Nikoliç e Daçiç takojnë politik të njëjtë politik, e konsensusi arrihet midis dy poleve të ndryshme politike” ka cekur Tadiç. “Konsideroj se në dialogun demokratik duhet gjetur zgjidhje e cila do të merr parasysh interesat e të dy palëve.
Edhe më tutje besoj se Kosovës nuk duhet qasur sipas logjikës së fituesit dhe humbësit” ka përfunduar ish presidenti serb Tadiç për resitën “Globus” të Zagrebit.
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 1784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy kushërinjtë kultivuan kanabis në Kurbin, njëri në pranga, tjetri në kërkim
28 Korrik, 12:14
-
Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale
28 Korrik, 12:08
-
Krasniqi shkon në çerekfinale në Olimpiadën e Parisit
28 Korrik, 12:02
-
Kongresi i PS, Dhuka: Qëllim anëtarësimi në BE brenda 2030, të thellojmë progresin e reformës në drejtësi dhe luftën antikorrupsion
28 Korrik, 11:47
-
Ministrat prezantojnë arritjet e objektivat: Na duhet mandati i katërt! Duam të bëjmë Shqipërinë kampione e Ballkanit! Reformë pensioneve, në 2030 asnjë pension nën 150 euro
28 Korrik, 11:36
-
Plagosi 3 ditë më parë djalin e tij, Gjykata e Korçës lë në burg 83-vjeçarin
28 Korrik, 11:27
-
Asgjësohen 8602 bimë kanabisi në Vaun e dejës, kontrolle me helikopter nga ajri
28 Korrik, 11:15
-
Kongresi i PS, Rama mbërrin i vetëm me dosje në dorë
28 Korrik, 11:10
-
Ra nga Maja e Thatë, del FOTO, kush është i riu nga Kosova që humbi jetën në Tropojë
28 Korrik, 10:56
-
Dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Nikolla në Kongresin e PS! ‘Shmang’ mediat
28 Korrik, 10:50
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë prej 4 ditësh në flakë, tymi mbulon zonën (VIDEO)
28 Korrik, 10:47
-
Ministrat mbërrijnë në Kongresin e PS
28 Korrik, 10:40