BEOGRAD - Kreu i shtetit të Serbisë, Boris Tadiç planifikon që në Prill të japë doreheqjen në shenjë proteste, nëse ndalohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, thonë mediat serbe.


Në këtë mënyrë Tadiç, si lideri i Partisë Demokratike, do të fitojë kohë si Kryetar i shtetit, do të marr pjesë në fushatë zgjedhore të 6 Majit dhe doreheqja do të bëhet një ditë para zgjedhjeve dhe me shkas Kosovën, do të ishte fitore e poenave politike parazgjedhor, për të dhe subjektin e tij politik.


Ka zëra edhe nga veriu i Kosovës që, nëse ndalohen këto zgjedhje, serbët e veriut do bojkotojnë procesin zgjedhor në Serbi.


Pamje nga barrikatat e serbëve, në veri te mitrovicës

barrikata kosove





















(rg/shqiptarja.com)