Tafaj:Spitalet,gjendja në përkeqësim
Beqaj:Për 3 vite s’bëtë specializime

Tafaj:Spitalet,gjendja në përkeqësim<br />Beqaj:Për 3 vite s’bëtë specializime
TIRANË - Projektligji mbi marrëveshjen e kredisë për shëndetësinë ka sjellë debat mes ministrit Beqaj dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj tha se gjendja në spitale sa vjen dhe përkeqësohet. Por ministri Beqaj, sqaroi se kjo gjendje vjen nga mos hapja e specializimeve gjate kohës kur qeverisnin te djathtët. Ministri nënvizoi në fjalën e tij se gjatë kësaj kohe asnjë mjek nuk është shkarkuar nga puna për arsye politike.

“Sot është fatkeq çdokush që është i sëmurë apo ka një të afërm. Sot qytetarët duhet të blejnë çdo gjë dhe që duhet për mjekimin e të sëmurit duke filluar që nga ilaçet deri te shiringat. Lista e re e barnave dhe ndërhyrja e qeverisë në procedurat e tenderimeve të ilaçeve shkaktoi një devijim shumë të madh në tregun e ilaçeve siç e paralajmëruan edhe grupet e interesit kur erdhën në komision. Prandaj premtimet e kësaj mazhorance për shëndetësinë 1 vit më parë kanë qenë thjesht tullumbace elektorale. Për këtë është i bindur çdo qytetar.”-tha ish ministri  i Arsimit Myqerem Tafaj.
 
“Në disa spitale të vendit rajonal ne nuk jemi në gjendje sot të ofrojmë ato 20 shërbime që duhen ofruar. Sepse në Shqipëri nuk ka mjek të specializuar. Por përgjegjësi më i drejtpërdrejt për këtë situatë është ai që ka drejtuar ministrinë e arsimit para 4 vjetësh dhe sigurisht ish-kryeministri. Sepse për 3 vjet rresht nuk është hapur asnjë specializim për shëndetësinë shqiptare dhe sigurisht me të drejt është kompetencë e ministrisë së arsimit të propozoje specializimet ne spitalet universitare. Pra besojmë se duhet t'i tregojmë shqiptarëve të vërtetën por edhe ti themi pse-në dhe sidomos përgjegjësinë. Ne do ta hapim në shtator specializimet përsëri por sigurisht që nuk zgjidhet përnjëherë.”-tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024