Drejtuesit e ekipit të Tiranës gjatë ditës së djeshme kanë shlyer përfundimisht të gjitha detyrimit financiare ndaj ekipit.
Administratori Tagani gjatë mesditës së djeshme sëbashku me disa futbollistë të ekipit bardheblu është parë në ambjentet e njërës prej bankave ku ka depozituar pagat e muajit nëntor dhe dhjetor.
Pas likuidimit, Tagani është shprehur se gjithcka përfundoi dhe se futbollistët janë likuiduar plotësisht. Lekët janë siguruar nga Bashkia e Tiranës dhe një sponsor anonim. Ndërsa tashmë Tirana ka filluar të mendojë për merkaton e dimrit, për afrimet dhe largimet e mundshme. Goditja e parë sipas administratorit të 24 herë kampionëve të vendit do të vijë nga Kosova.
“Pas festave të fundvitit do të udhëtojmë për në Kosovë për të firmosur kontratën e parë me Mazrekajn, me futbollistin kemi rënë dakord, pritet vetëm firma” shprehet Tagani. Por dilemat më të mëdha lidhen me futbollistët që përfunduan fazën e parë te Tirana, midis të tyre është edhe Gilman Lika që po mendon largimin.
“Gilman Lika ka përfunduar kontratën me ekipin e Tiranës dhe tashmë është një futbollist i lirë. Ne i kemi paraqitur një ofertë konkrete për të vazhduar bashkëpunim, tashmë mbetet në dorën e tij për të vendosur nëse do të qëndrojë ose do të largohet” përfundon Tagani.
dylber balla
/Shqiptarja.com