TIRANË - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publike rezultatet e raportit të Guardia di Finanzias për asgjësimin e bimës narkotike. Ai tha se në vitin 2013 ish-qeveria e djathtë ka asgjësuar vetëm 7.5 % të sipërfaqes me drogë, ndërsa në 2015-ën qeveria e majtë ka shkatërruar 99.2 % të sipërfaqeve të identifikuara me kanabis. Sipas statistikave, tha Tahiri, - edhe sipërfaqja e drogës së mbjellë është 8 herë më pak se në 2013.
“Në vitin 2013 kur qeveria e kaluar ishte në detyrë, një sipërfaqe 323 hektarë u kultivua me bimë narkotike, këto të identifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanzia. Nga këto policia shkatërroi 7.5% të të gjithë parcelave të fotografuara nga ajri. Sipas këtyre të dhënave, viti 2015, sipërfaqja e kultivuar është 44 hektarë. Të identifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanza-s. Kjo është 8 herë më pak sesa sipërfaqja e mbjellë në vitin 2013. Do të thotë në Shqipëri në vitin 2015 është kultivuar 8 herë më pak drogë sesa në vitin 2013 dhe nga kjo sipërfaqe e kultivuar sot policia ka shkatërruar deri ditën e sotme 99.2% të sipërfaqeve të idnetifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanza-s. Qe nga shtatori 2013 kur ne kemi filluar detyrën policia e shtetit ka shkatërruar 94.7% më shumë drogë sesa të tetë vitet e qeverisë së kaluar të mbledhura së bashku dhe të gjitha këto nuk janë as bimë dhe as parcela pa përgjegjës para ligjit siç shpesh në fakt aludohet. Numri I autorëve të identifikuar për t’u vënë para ligjit vetëm këtë vit është ende më I madh sesa numri I autorëve të identifikuar gjatë 8 viteve të qeverisë se kaluar të mbledhur bashkë. Dhe po kështu numri I autorëve të ndaluar dhe të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike që nga dita e parë e detyrës sonë është më i lartë se të gjithë të ndaluarit dhe të arrestuarit e gjatë 8 viteve të qeverisë së kaluar të mbledhur bashkë. Ka nga ata që thonë se kemi arrestuar argatët apo punëtorët dhe jo organizatorët. Në fakt procedimet penale thonë të kundërtën dhe statistikat zyrtare janë aty dhe gjithsesi analizën mund dhe ndoshta duhet ta bënin më mirë katedrat apo vrojtuesit e faktorëve kriminogjen. Por edhe mendja më mesatare e kupton se është për shkak të presionit të policisë dhe luftës pa kompromis që kemi bërë gjatë këtyre kohëve që parcelat janë zhvendosur nga buzë rrugëve nacionale në zonat më të thella dhe mjaft të thepisura të Shqipërisë”, tha ministri.
Tahiri: Asgjësuam 690 mijë rrënjë kanabisi, Muli dhe Luli kampion të dështimit
Ministri Tahiri tha se dy ish-paraardhësit e tij në Ministrinë e Brendshme Flamur Noka dhe Lulzim Basha kanë dështuar në luftën kundër drogës. Këtë akuzë Tahiri e mbështeti me rezultate të raportit, sipas të cilit këtë vit janë asgjësuar 690 mijë rrënjë kanabisi, ndërsa kur Basha ish ministër 37 mijë, dhe në kohën e Nokës 21 mijë rrënjë.
“Dallimi është i qartë, po bëjmë një luftë që qeveria e kaluar as e ka menduar e as e ka imagjinuar e jo më ta synonte. Është kjo arsyeja që vetëm këtë vit janë shkatërruar mbi 690 mijë rrënjë kanabis, tregues ky i suksesit të padiskutueshëm të Policisë së shtetit me ndihmën e vyer të Guardia di Finanza. Ashti siç besoj e patë në grafikun që shfaqet pas meje se vitet që është shkatërruar më pak në historinë e luftës së shtetit kundër drogës janë vitet 2010, kur ishte ministër Lulzim Basha, gjithsej 37 mijë rrënjë; viti 2011 kur gjysmën e parë ishte ministër Lulzim Basha dhe pastaj Bujar Nishani, janë gjithsej 21 mijë rrënjë dhe vitit 2012 kur ministër ishte Flamur Noka gjithsej 33 mijë rrënjë për të mos folur për vitin 2013 sepse statistikën e përmirësojnë dukshëm 3 muajt e fundit të vitit 2013 kur ne morën detyrën. Unë nuk ekzagjeroj fare kur them se Luli dhe Muli kanë qenë dy kampionët më spektakolarë të dështimit në luftën e shtetit kundër drogës, siç janë sot dy kampionët më spektakolarë të akuzave dhe shpifjeve ndaj policisë, sa herë policia bën sukses”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.
Tahiri: Berisha dhe sikur të mbledhë shifrat e 8 viteve të punës së tij, nuk kalon dot rezultatet tonë në 1 vit
“Kuptohet, kryeministër ishte i njëjti, Sali Berisha, që edhe sikur të ulet të mbledhë shifrat zyrtare të 8 viteve të punës së tij në luftën kundër drogës, nuk kalon dot kurrë rezultatet tona të vetëm një viti. Qoftë viti që jemi, qoftë 2014-ta. Dhe është mjaftueshëm krahasimi i të dhënave zyrtare për të parë dallimin ndërmjet punës që bëjmë ne sot dhe punës që nuk kanë bërë këta që shajnë sot”.
Tahiri: Lufta ndaj drogës, së pari nis nga vetja
Ministri Tahiri tha se lufta e qeverisë me drogën fillon më së pari ndaj punonjësve të policisë që bashkëpunojnë me kultivuesit dhe trafikantët e drogës, ndaj dha dhe shifrat e efektivëve të proceduar.
“Vetëm gjatë vitit 2015 janë 721 punonjës policie në procedim disiplinor dhe procedim penal për abuzim me detyrën dhe këtu përfshihen edhe ata që janë arrestuar për bashkëpunim me kultivuesin dhe trafikantë e drogës. Që kur ne kemi filluar detyrën janë 18% e të gjithë trupës Policisë së Shtetit që i janë nënshtruar procedimeve dhe dënimeve qofshin disiplinore qofshin penale që tregon më së miri nga njëra në trashëgiminë e errët që kemi gjetur më Policinë e Shtetit, por nga ana tjetër tregon vendosmërinë tonë për të luftuar fenomenin duke filluar nga vetja më së pari dhe duke mos lejuar asnjë model abuzimi të cilës do natyrë brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Pavarësisht akuzave të opozitës ndaj kujtdo kryeministrit, ministrit, drejtuesve të policisë si me demek kapot më të mëdhenj të drogës sa herë arrestohet ndonjë punonjës policisë apo drejtues policie i përfshirë në vepra penale ne zgjedhim të vazhdojmë këtë rrugë sepse besojmë që është detyra e duhur duke luftuar fillimisht brenda radhëve të policisë duke mbajtur larg punonjësit e policisë nga abuzimet e detyrës dhe korrupsioni për të qenë në gjendje për të pasur rezultate solide në luftën kundër krimit në rrugë”, theksoi Tahiri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO