TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se ky vit do të jetë viti më i mirë i Policisë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.
I pranishëm në analizën 1 vjeçare të Policisë së Shtetit, Tahiri u shpreh se rezultatet e tre muajve të fundit tregojnë se policia është ngritur në këmbë dhe se është i vetëdijshëm se me 120 ditë nuk mund të zhbëjë gjithçka të shkatërruar në 23 vjet.
Tahiri u shpreh i vendosur për luftën e krimit por dhe të korrupsionit të atyre të veshur xhaketë e kollare.
“Jam i vetëdijshëm që gjithçka është shkatërruar gjatë gjithë këtyre 23 viteve të shtetit nuk mund të zhbëhet në 120 ditë e po kështu në kaq pak ditë nuk mund të zhduken edhe shkaqet e kriminalitetit por të paktën sot unë mund ta them me plot gojën se policia e shtetit është një tjetër gjë që po ndahet dita ditës më shumë nga gjithçka që po lamë pas dhe nga gjithcka që qalonte në të kaluarën. Kam bindjen e plotë se ky vit që sapo kemi nisur do të jetë viti më i mirë i policisë në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, por kjo kërkon punë përkushtim , transparencë ndershmëri dhe kurajo dhe respekt ndaj ligjit nga të gjithë ne dhe më pas ndaj atyre që përbëjnë skuadrën e policisë së shtetit. Kërkon vendosmëri për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të nejriut për të skalitur fort barazinë para ligjit dhe për të shembur murin e pandëshkuesmërisë për të garantuar sigurinë rrugore dhe të kufirit për të luftuar me efketivitet maksimal krimin e organizuar dhe krimin e hapur dhe mbi të gjitha për të çuar para ligjit të korruptuarit vecanërisht ata që veshin dhe xhaketë dhe kollare”- tha Tahiri.
DEKLASIFIKOHET KOMUNIKATA OPERATIVE
Tahiri i përgjigjet akuzave të opozitës për fshehje të kriminalitetit duke firmosur urdhrin i cili vë në dispozicion të gjithë aktivitetet kriminale që kanë ndodhur brenda 24 orësh dhe që deri dje viheshin në dispozicion të krerëve të lartë të shtetit.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri firmosi sot urdhrin për deklasifikimin dhe publikimin e plotë të asaj që quhet komunikatë operative.
Në këtë komunikatë vendosen të gjitha ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në 24 orë dhe që deri dje konsiderohej si komunikatë e klasifikuar dhe që i shkonet në tavolinë Presdientit, Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit apo dhe ambasadave.
"Sot firmosëm urdhrin. Bëhet efektiv sistemi për deklasifikimin dhe publikimin e plotë në dispozicion të medias dhe të çdo njeriu në faqen online të ministrisë. Ky dokument i klasifikuar që shkon në tavolinën e kryeministrit, presidentit kreytarit të Parlamentit dhe ambasadave, nga sot do të deklasifikohet dhe do i shpërndahet publikut. Këtu përjashtohen të dhënat personale që për shkak të hetimeve do të mbeten refereciale”- tha Tahiri
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com