Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas akuzave në adresë të tij, por dhe grupeve kriminale për të cilat Ministria e Brendshme ka dorëzuar një raport të detajuar.

Gjatë takimit prej 90 minutash në Ministrinë e Brendshme me Fatmir Xhafajn, ambasadori amerikan ka vënë theksin te dosjet e bujshme, ndër to edhe ajo e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime pranë takimit Xhafaj-Lu bëjnë të ditur për Report Tv se diplomati i lartë amerikan ka deklaruar se "kemi ofruar, mbështetje me prokurorë federalë amerikanë për t'iu ofruar ndihmë teknike prokurorisë për kryerjen e një hetimi të plotë për të gjitha dosjet e bujshme". "SHBA po ndjek disa çështje", ka thënë Lu. 

Gjithashtu, në takim Lu ka përmendur edhe çështje të veçanta me rëndësi si ajo Shullazi. "SHBA po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me çështjen Shullazi", mësohet të ketë deklaruar Donald Lu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com