Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur pas vendimit të tij për të dorëzuar mandatin e deputetit, një vendim që ngjalli reagime të shumta në politikën shqiptare. Tahiri deklaroi se do të shkojë në burg, nëse do të sigurohen prova se ai ka qenë pjesë e trafikut të drogës.

Në emisionin ‘Të paekspozuar’, në Top Channel, ish-ministri sulmoi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa tha se nëse do të ishte si ai do t’i quante prokurorët ‘lavirë’

Po ka prova do shkoj në burg, po s’ka ... Ka një hetim për deklaratat e Zaganit. Nëse do isha si Saliu do ju thosha prokurorëve ‘jeni lavirë’

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Berisha: Mandati i Tahirit plumb në zarf për Ramën, i kalli datën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga deputet i Kuvendit. Berisha shkruan në ‘Facebook’ se Saimir Trafiku palosi kryekumbar Ramën.

Sipas tij, ish-ministri i kalli datën Ramës, duke i thënë se mandati i tij është plumbi në zarf për të.

“Saimir Trafiku palosi kryekumbar Ramen! Miq, e degjuat dhe e pate intervisten e Kryekumbares ne Opinion, foli si njeriu me puture plot! Saimir Trafiku i ka kallur daten duke i thene se mandati i tij eshte plumbi ne zarf per te!”

Sali Berisha, ish-kryeministër