TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka inspektuar sot, zyrën Unike të qytetarit ne Komisariatin e Policisë numër 2 në Tiranë (zona e 21-Dhjetorit), ku nënvizoi se kjo zyrë është një shenjë e fortë e qeverisë për të luftuar korrupsionin, burokracinë dhe rradhët e gjata.
“Burokracia dhe rradhët e gjata janë dy plagë të shoqërisë sonë, të cilat nxisin dhe korrupsionin, por që përmes kësaj zyre eliminohen përfundimisht”, tha ministri Tahirit në një prononcim për mediat.
Sipas tij, zyrat e shërbimit Unik janë një mjedis ku qytetartët dhe Policia mishërojnë marredhënie të reja dhe solide mes tyre.
“Kemi thënë shpesh që lufta ndaj paligjshmërisë bëhet duke krijuar një partneritet solid me qytetarët që zbatojnë ligjin dhe me median, që duhet të vihet në krahun e ligjshmërisë”, theksoi Tahiri.
Modernizimi i Policisë, lufton korrupsionin dhe rrit besimin e qytetarit
“Modernizimi i Infrastrutkurës së Policisë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve është instrumenti kryesor që lufton korrupsionin dhe më tej paligjshmërinë”, tha më tej Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Në buxhetin e vitit 2015 kemi në krye të punës sonë infrastrukturën e policisë. Vendosjen e kamerave në të gjitha kryqëzimet, krijimin e një policie moderne, me infrastrukturë dhe teknologji të kohës për të qenë në krah të qytetarit çdo sekond”, vijoi ai.
Sipas ministrit, përmes kësaj politike do rritet dhe besimi i qytetarëve tek Policia.
“Përmes rinovimit të Policisë, qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë në të gjitha mënyrat paligjshmërinë që hasin në të përditshmen e tyre. Deri dje, qytetari haste barriera burokratike, polici indiferente dhe korrupsion. Sot, përmes kësaj zyre dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë nuk do të ketë më barriera. Çdo kush ka numrin e tij unik të çështjes me të cilin mund të interesohet në çdo kohë për fatin e denoncimit të tij”, përfundoi Tahiri.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com