TIRANE - Në prag të seancës së parafundit gjyqësore deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaroi sot për A1 REPORT se procesi gjyqësor ndaj tij është montuar që nga fillimi në fund dhe ka për qëllim dënimin e tij me çdo kusht. Jo vetëm kaq por i njëjti fat është paracaktuar dhe me deputetë të tjerë, kolegë të tij socialistë.
Tahiri akuzohet nga fëmijët e kryeministrit Berisha për shpifje, dhe ndërsa që nesër të zhvillohet seanca e parafundit, përsërit se nuk i është dhënë e drejta për të paraqitur provat, dhe dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve që vërtetojnë fajësinë e Argitës dhe Shkëlzen Berishës. Gjithashtu i është mohuar e drejta për të ftuar diplomatë të huaj në seancë gjyqësore për të ndjekur procesin.
Sipas Tahirit sistemi i drejtësisë në vendin tone ka dështuar dhe per kete gjykatesit jane nen presionin e qeverise dhe nuk japin denimin e duhur per personat qe jane fajtor.
Fëmijët e kryeministrit Berisha janë cilësuar nga Tahiri si të përfshirë në korrupsion dhe për këtë kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh.
Deputeti socialist i ka dërgoi dje një letër ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, përmes së cilës e fton që të marrë pjesë në seancën mbyllëse të procesit gjyqësor, ku ai është i pandehur për shpifje nga fëmijët e kryeministrit Berisha
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com