TIRANE- Vrasjet e bujshme të ndodhura vitet e fundit nuk janë hetuar deri në fund, nga policia dhe drejtuesit e saj që ishin më parë. Këtu bëhet fjalë për disa prej krimeve të rënda, si ajo e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, ekzekutimin me eksploziv të gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, vrasjen me tre plumba të kryetarit të Komunës së Tërthores në Kukës, Remzi Veseli dhe disa krime të tjera që ende nuk kanë autorë.
Kjo gjë është bërë e ditur dje nga ministri i Brenshëm, Saimir Tahiri i cili tha se, me të ardhur në këtë detyrë ka kërkuar rihetimin e të gjitha këtyre dosjeve, sigurisht dhe dosje të tjera të cilat kanë mbetur të pahetuara plotësisht.
/Shqiptarja.com