Edita Tahiri e ka kundërshtuar propozimin e Presidencës se duhet të bisedohet me strukturat serbe të Veriut. Ajo ka thënë se është qëndrim i gabuar dhe jashtë realitetit të thuhet se strukturat paralele serbe janë legjitime.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të Presidencës se institucionet e dala nga zgjedhjet e Serbisë në Veri të Kosovës janë legjitime.
Para dy ditësh, Këshilltari i Lartë i Atifete Jahjagës, Ramush Tahiri ka thënë se në Veri nuk ka struktura paralele, por ka institucione legjitime, me të cilat duhet të bisedojnë institucionet e Kosovës. Kjo deklaratë është cilësuar e gabuar nga Edita Tahiri.
“Besoj se është deklaratë e gabuar. ndërhyrja ilegale e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës daton qe nga përfundimi i luftës. Serbia në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me rezolutat e OKB’së ka bërë shkelje.- ka thënë Tahiri.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com