TIRANË - Mbrojtja e pyjeve dhe rikthimi i parqeve në identitet, është në fokusin e një marrëveshjeje të firmosur mes Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Brendshme. Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat, Sajmir Tahiri dhe Lefter Koka, në ambientet e hotel “Tirana Internacional”. Për këtë qëllim do të ngrihet edhe një Task Forcës për të rikthyer parqeve kombëtare në identitet.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, “jemi duke nënshkruar këtë marrëveshje si një shenjë e vetëdijes për njohjen e problemit. Aktualisht kemi një situatë alarmante për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve”. Sipas tij, është trashëguar një kaos institucional dhe mungesë bashkëpunimi mes institucioneve.
“Prerja e pyjeve po bëhet haptas edhe nga organizata jashtë kufijve. Me këtë marrëveshje hedhim hapin e parë për adresimin e problemit,” tha Tahiri. Sipas ministrit të Brendshëm, task-forca synon bashkërendimin profesional.
“Jemi në kushte pune peër parandalimin e prerjes së paligjshme dhe dënimin e të gjithe atyre që dëmtojnë mjedisin dhe ndërtimin e një baze të dhënash për ruajtjen e fondit pyjor. Jemi duke koordinuar me departamentet e Policisë së Shtetit për parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë”, ka deklaruar Tahiri.
Me këtë marrëveshje mes dy ministrive, ndërtohen instrumentat e bashkëpunimit dhe urat e komunkimit edhe me qytëtaret, sepse kjo është një luftë e përbashket për ruajtjen e mjedisit.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka deklaruar se, “pasuria kombëtare është në gjendje rreziku. Janë bërë prerje pa kriter të pyjeve”. Sipas ministrit Koka, sot nënshkruhet një kontratë me Ministrinë e Brendshme për kontrollin e materialit drusor. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është bërë e ditur se, janë proceduar 670 raste për prerjet në pyje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com