Tahiri kreu i ri i PS Tiranë:
Do të fitojmë zgjedhjet e 2013

Tahiri kreu i ri i PS Tiranë: <br />Do të fitojmë zgjedhjet e 2013
TIRANE-Socialistët e kryeqytetit i dhanë fund ditën e sotme vakuumit në drejtimin e tyre, pas dorëheqjes së kreut të saj Baraj pas zgjedhjeve të 8 majit.
Shumica e Asamblesë së zgjeruar e kryeqytetit votuan për kandidaturën e Sajmir Tahirit në postin e drejtuesit të degës së PS në Tiranë. Tahiri u shpall fitues me një diferencë të thellë prej 237 votash kundrejt kandidatit rival, Ilir Zela. Procesi i votimit dhe i numërimit shkoi i qetë. Ajo çka ra në sy ishte se gjatë prezantimit të platformës kandidati Zela nuk përmendi asnjëherë emrin e kryetarit të PS-së Edi Rama. Nga ana e tij Tahiri përmendi 4 herë emrin e Ramës gjatë prezantimit të platformës.

“ Është e sigurtë që ky proces na bën të gjithëve më të forte, për të bërë gjithçka për të shkuar në zgjedhje më të forte. Ju premtoj se do jemi në gjëndje të ndërtojmë një parti moderne që në zgjedhjet e ardhshme të shkojmë fitues."- deklaroi Tahiri pas fitores. Më pas Tahiri u takua me Ilir Zelën dhe me mbështetesit e tij të pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit.

VOTIMI DHE NUMERIMI
Në orën 10.30 në Teatrin e Operas dhe Baletit 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar për kryeqytetin u mblodhën për të votuar mes kryetarit të komanduar Sajmir Tahiri dhe kandidatit tjetër Ilir Zela. Sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se “Të dy kandidatët dëshmuan se e duan PS. Fitorja vjen nga Tirana dhe për këtë duhet punë e vetëm punë”. Ajo çka ra në sy ishte se gjatë prezantimit të platformës së tij kandidati Zela nuk e përmendi asnjëherë emrin e kryetarit të PS-së Edi Rama, ndërkohë që Tahiri e përmendi 4 herë gjatë prezantimit të platformës së tij. Procesi i votimit zgjati për 2 orë e gjysëm dhe raportohet se ka qenë i qetë. Pas numërimit Tahiri u shpall fitues me një diferencë të thellë ndaj kandidati rival, Ilir Zela.

RAMA: ZGJEDHJET BRENDA PS, MODEL PER SHQIPERINE
Kryetari i Partisë Socialiste i cilësoi si dinjitoze platformat e dy kandidatëve në garë për kreun e degës PS në Tiranë, duke nënvizuar se procesi do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. “Dy platforma dinjitoze, energji pozitive dhe frymë e shëndetshme bashkimi për vizion për një Rilindje Shqiptare në garën për PS Tiranë” shkruan Raman ë rrjetin social Twitter. Kreu i PS-së shton se “Votimi i saponisur do japë me qetësi e vullnet demokratik rezultatin ku fituese e padiskutueshme del PS Tiranë. Model për gjithë Shqiperinë”

ILI ZELA:  PLATFORMA IME, BASHKIMI I TE GJITHE SOCIALISTEVE
 Ilir Zela prezantoi platformën e tij duke theksuar se do të kontribuojë sa mundet për fitoren e Partisë Socialiste ku në themel të platformës së tij është bashkimi i të gjithë socialistëve. “Unë theksoj se fitorja e PS-së në Tiranë i paraprin fitores në Shqipëri” theksoi Zela duke garantuar se do kontribuojë me gjithë sa mundet për fitoren e PS.
“Ideja qendrore e platformës sime është bashkimi i gjithë socialistëve, në funksion të fitores, bashkimi për ti dhënë kryeqytetasve garancitë e plota se PS është e do të jetë në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Realizimi sa më parë i rotacionit dhe fitorja në zgjedhje është instrumenti ynë, të punojmë njësoj për të gjithë e me të gjithë, objektivi kryesor është fitorja e PS ndaj jam i angazhuar për ti bashkuar të gjithë, mbështes PS në këtë sfidë nga e cila kemi përgjegjësinë të dalim fitimtarë” nënvioi Zela.
Kandidati Ilir Zela e mbështet platformën e tij në 10 pika, duke nisur me forcimin e koalicionit të PS me partitë e tjera opozitare. Zela rendit efektivitetin organizativ, intensifikimin e kontakteve, meritokracinë dhe gjithëpërfshirjen në promovim, hapjen ndaj intelektualëve, thithjen e progresistëve si edhe një kolegjialitet në vendimmarrje.

SAJMIR TAHIRI: DUHET SRTUKTURIM I RI I PS NE TIRANE
Sajmir Tahiri e nisi fjalën e tij me një pasqyrë të ardhjes së tij mes socialistëve, që në çadrën e vullnetarëve në vitin 2003.Ai shprehu bindjen se PS meriton një fitore të denjë . “Duhet të organizohemi në mënyrë shembullore në cdo cep të Tiranës. Bashkë mund të ndërtojmë një parti të fortë, moderne dhe fituese se secili nga ju vlen sa 1 mijë nëse beson te vetja, shoku dhe suksesi”- tha Tahiri.Sajmir Tahiri platformën e bazon tek fitorja e zgjedhjeve, bazuar në eksperiencën e vitit 2009 kur ai u zgjodh për herë të parë deputet në zonën e Kombinatit. Vizioni i tij është që PS e Tiranës të behet një makineri perfekte elektorale. Kandidati Tahiri propozon strukturimin e degës së Tiranës me elementë institucionalë të rinj, duke nisur që nga koordinatorët dhe 4 sekretariate, e deri te instalimi i patronatit, që nënkupton një mbikëqyrje dhe monitorim të votuesit në kuptim te kapitalizimit eventual në zgjedhje.
Të drejtën e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës më të madhe të PS e kishin delegatët e Kongresit, kryetarët e degëve të PS së Tiranës, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare të kryeqytetit. Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.

STEFA DONTE FITOREN E ILIR ZELES
Por përtej kësaj rrjedhe normale të fushatës së shkurtër të dy kandidatëve, të cilët kanë zhvilluar tre takime me socialistët për të shpalosur platformat e tyre mbi vizionin e drejtimit të PS të kryeqytetit, nuk ka munguar dhe aktivizimi i mbështetësve të tyre, të cilët kanë shprehur madje dhe konsideratat për palët. Një nga këto ka qënë dhe ish-deputetja e PS Rajmonda Stefa e cila ka nënvizuar se "dëshiroj me gjithë shpirt të fitojë Ilir Zela e për këtë kam takuar dhe shumë njerëz dhe kam kërkuar që ta mbështesin me votë për të mirën e PS". Por nga ana tjetër nuk ka munguar të shprehet se me Zelën bëhet bashkimi i PS të kryeqytetit. "Nuk merret pushteti me spurdhjakë. Po fitoi kandidati tjetër si do ta marrë pushtetin PS në Tiranë me një rreth të caktuar njerëzish, si do ta bashkojë partinë e kryeqytetit, kur e ka përçarë. Fitorja e Ilirit i bën mirë PS, ndërsa humbja e tij si bën asnjë dëm vetë atij por PS", ka qënë deklarata e Stefës. Ndërkohë që të gjithë personat e tjerë të pyetur dy ditët e fundit nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë koment. Teksa vetë kandidati Tahiri për gazetën ka thënë se "do të punoj fort për bashkimin e PS të kryeqytetit dhe për të fituar thellë garën elektorale të radhës".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën