Tahiri letër sekrete Cooper-it

Tahiri letër sekrete Cooper-it
Një vit nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura nuk aplikohet nga pala serbe.
Udheheqësja e bisedimeve Edita Tahiri përmes një letre të dërguar ndërmjetësit të bisedimeve Robert Cooper, ka kërkuar nga BE-ja që të bëjë presion të pala serbe në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura.

Përderisa në takimin e radhës që deklarohet se do të mbahet pas zgjedhje në Serbi , tema për të cilat pritet diskutohet janë telekomunikacioni dhe energjia.
Për këto çështje në dokumentin e siguruar nga shqiptarja.com, thuhet se Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje për energjinë, përderisa Kosova është gatshme për këtë marrëveshje, arsye për këtë është se Serbia detyrohet t’ia paguajë Kosovës një pjesë të madhe të borxhit, kjo si pasojë e refuzimit të pagesës së energjisë për 13 vite nga ana e serbëve që jetojnë në veri.

Poashtu thuhet se Serbia nuk është e gatshme për arritjen e marrëveshjes për Telekomin, për këtë çështje ndërmjetësi Robert Cooper i ka thënë palës kosovare se nuk pret marrëveshje deri pas përfundimit të zgjedhjeve serbe në Serbi.

Ndërkaq 9 raunde bisedimesh, janë zhvilluar deri me tani prej të cilave u arritën disa marrëveshje, si ajo për lëvizjen e lirë, diplomat e universitetit, dokumentacionin kadastral, menaxhimin e integruar të kufijve dhe së fundmi edhe për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale me fusnotën, e cila përmban në vetë rezolutën 1244 dhe mendimin këshillëdhënës të GJND-së për deklaratën e pavarësisë.

Por sa i përkët procesit dialogues përfaqësuesit e pozitës dhe ata të opozitës vazhdojnë të jenë ndarë kur flitet për transparencën në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Opozita kritikon Qeverinë se Kuvendi si organ përfaqësues i popullit nuk është njoftuar asnjëherë zyrtarisht për rrjedhën e bisedimeve dhe për detajet e marrëveshjeve të arritura, pavarësisht se një gjë e tillë ka qenë e obligueshme me rezolutën e Kuvendit për bisedimet.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi