TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri liron nga detyra ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, dy ish-gardistë të gjetur fajtorë për vrasjet në protestën e “21 janarit” më 2011.
Prendi dhe Llupo të pezulluar pak kohë më parë, fituan pafajsinë në shkallën e parë të gjykimit për vrasjen e protestuesve Faik Myrtaj e Ziver Veizi, ndërsa dy ditë më parë Gjykata e Apelit dha për ta 4 vite burg për dy vrasje, e ndërsa la pa autorë 2 viktima e 7 të plagosur.
Siç njofton ministria e Brendshme, “Urdhri i ministrit Tahiri është i mbështetur në “Kushtetutën e Shqipërisë”, ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe ‘Rregulloren e disiplinës’”.
Më tej në vendim sqarohet se lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës, është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë.
E ndërsa Gjykata e Apelit dha një dënim të cunguar, pritet që organi i akuzës të dorëzojë rekursin javën e ardhshme në Gjykatën e Lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"21 Janari", Apeli: Pa autorë dy viktima e 7 të plagosur