Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka thënë nga Gjirokastra se kultivimi i bimëve narkotike në vend mbetet një problem aktual.
Duke folur mbi punën e bërë në drejtim të luftës kundër kulitivimit të këtyre bimëve, Tahiri tha se edhe këtë vit ky fenomen do të jetë në qendër të punës së uniformave blu, për të patur një vit akoma më të suksesshëm se viti që kemi lënë pas.
Tahiri ka folur edhe mbi fenomenin e korrupsionit brenda radhëve të policisë së Shtetit, duke theksuar se këtë vit synohet një kontroll akoma më rigoroz ndaj të gjthë uniformave blu.
Po ashtu, sa i takon trafikimit të personave, ai ka theksuar se ky fenomen është ulur ndjeshëm.
Këto deklarata ai i bëri pas analizës së punës së Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.
Ja fjala e plotë e Ministrit Tahiri, në Gjirokastër
Bëmë analizën e vitit 2015 në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Siç jeni në dijeni, edhe qarku i Gjirokastrës nuk bën përjashtim nga rezultatet mjaft të suksesshme për vitin e kaluar, gjë që në të gjitha rastet tregon se mundësitë për të bërë akoma më mirë janë ende aty.
Është përmirësuar shumë puna e policisë në raport me shërbimin ndaj qytetarit, në raport me informacionin, në raport me parandalimin e veprave penale dhe mbi të gjitha në raport me forcën reaguese.
Rezultatet janë tepër optimiste, kjo do të thotë që Policia e Shtetit është në detyrë, kjo do të thotë që qytetarët besojnë me shumë te Policia e Shtetit, kjo do të thotë që punonjësi i policisë ka kuptuar që rruga e vetme për të bërë detyrën është nëpërmjet etikës, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit brenda vetë radhë të policisë, duke luftuar çdo fenomen paligjshmërie, informaliteti dhe kriminaliteti.
Kjo tregon që viti 2016 do të jetë edhe më i mirë sesa vitit 2015.
Kultivimi i bimëve narkotike mbetet problem. Viti 2015 tregoi që puna e policisë ishte shumë e mirë në parandalimin e kultivimit, në luftën kundër kultivimit. Dhe është kjo arsyeja pse në të gjithë Shqipërinë u kultivua 8 herë më pak, është kjo arsyeja që bashkëpunimi me Guardia di Finanza na prodhoi një raport fotografik mjaft të mirë të hartës së të gjithë Shqipërisë me parcelat e identifikuara. Eshtë kjo arsyeja pse u raportua edhe nga partnerët dhe nga Policia e Shtetit që nga gjithë sipërfaqja e fotografuar u shkatërruan 99.6 %.
Sfida mbetet ende aty ama, potenciali që të rikultivohet është ende aty. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për të bashkëpunuar me pushtetin vendor, me të gjithë ata që kanë zë në kapitull që të parandalojmë maksimalisht kultivimin dhe të luftojmë maksimalisht fenomenin.
Kultivimi i lëndëve narkotike është një fenomen mjaft shqetësues, dëmton rëndë shoqërinë dhe individin. Dhe ne jemi shumë të gatshëm t’i shkojmë pas, për të mos lejuar që kjo të kthehet në fenomen të përgjithësuar.
Policia kufitare bën detyrën, fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike është shumë më i vogël në krahasim me të kaluarën. Jemi duke adresuar maksimalisht edhe çështjet e trafikimit edhe në pikat kufitare, edhe në kufirin e gjelbër.
Po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë e tjera ligjzbatuese, veçanërisht organet tatimore dhe doganore për të parandaluar dhe për të luftuar informalitetin në tërësi dhe kontrabandën në veçanti.
Ka procedime penale të caktuara që shkojnë pikërisht në garantimin e konkurrencës së lirë dhe regjimit të qarkullimit të mallrave dhe tregtisë. Kështu që këto mbeten në fokusin kryesor të policisë veçanërisht në këtë qark me dy pika doganore dhe me një vijë kufitare mjaft të gjerë.
Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 1000 punonjës policie në procedim disiplinor dhe penal për shkelje të detyrës, për korrupsion, për abuzim me detyrën, moskryerje të detyrës, pra për fenomene abuzuese dhe korruptive.
Kjo do të thotë që ne jemi mjaft të fokusuar në luftën kundër korrupsionit brenda radhëve të policisë, në luftën kundër abuzimit me detyrën brenda radhëve të policisë apo akoma më shumë me mosushtrimin e detyrës nga punonjësit e policisë.
Kjo do të thotë që ne besojmë se mënyra më e mirë për të garantuar luftë kundër informalitetit, paligjshmërisë, kriminalitetit dhe për të garantuar sigurinë në vend, është duke luftuar këto fenomene brenda vetë radhëve të policisë. Pra e thënë më shkurt, të luftojmë korrupsionin do të thotë, fillimisht të garantojmë që punonjësit e policisë të punojnë me etikë, të punojnë bashkë me qytetarët e ndershëm, të luftojmë korrupsionin brenda policisë dhe vetëm kështu jemi të aftë të luftojmë korrupsionin në shoqëri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com