SHBA - Për të luftuar terrorizmin që po kërcënon gjithnjë e më shumë me vrasje makabre jo vetëm vendet e Lindjes, është domosdoshmëri ngritja e një Tas-Force Rajonale për të pasur hetime të përbashkëta që do të shmangnin pasojat në këtë drejtim. Këtë nevojë shprehu kryetarja e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit Tina Kaidanow gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin shqiptar të Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri.
Ministri tha se e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin është përpjekja e përbashkët rajonale. Në këtë kuadër Ambasadorja Kaidanow tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuar të mbështesin iniciativa të tilla.
Ministri Tahiri ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Samitit kundër terrorizmit.
“Drejtoria Anti-terror do të mbështetet nga Byroja kundër Terrorizmit”
Gjatë takimit me zonjën Kaidanow, Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi mbështetjen e Byrosë Kundër Terrorizmit për Drejtorinë Anti-terror të sapongritur në Policinë e Shtetit në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, Znj. Kaidanow “u shpreh e gatshme për të filluar menjëherë një program intensiv për mbështetjen paraprake, por edhe më gjerë për këtë njësi”.

Kaidanow vlerëson angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit
Ambasadorja Kaidanow theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë. Ajo vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, së bashku me partnerët ndërkombëtarë.
Zyrtari i DASH, dënon sulmet me tritol ndaj familjes së ministrit
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministri i brendshëm Saimir Tahiri u takua edhe me drejtuesin e Çështjeve të Evropës Juglindore pranë Departamentit të shtetit Hoyt Yee.
Në takim sipas Ministrisë së Brendshme, zyrtari i DASH i ka shprehur Tahirit mbështetjen për luftën ndaj kriminalitetit përfshi dhe ato të shpërthimeve me tritol të konsideruara si akte terroriste, një prej të cilave dhe mbi pronën e babait të vetë ministrit Tahiri.

Në vijim, ministri Tahiri u takua edhe me Këshilltarin e Lartë për Çështjet e Refugjatëve, Jonathan Winer.
Zoti Winer i shprehu ministrit Tahiri shqetësimin për sulmet e fundit me eksploziv që prekën edhe familjen e tij, ndërsa e siguroi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë.
Në takim u bisedua për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, ku zyrtari Winer dhe ministri Tahiri ndanë të njëjtin qëndrim për nevojën e rritjes së kapaciteteve në kufi në të gjithë rajonin, përfshi edhe Shqipërinë, pasi radikalistët mund të përpiqen të përdorin vendet e Ballkanit si tranzit për në vendet e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe më tej.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kerry-Tahiri:SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj terrorizmit