TIRANE- Renzo Bossi, djali i kreut të Lega Nord-it në Itali, Umberto Bossi, është një prej 10 të akuzuarve për korrupsion dhe abuzim në Shqipëri.
77 mijë euro i kushtoi Renzo Bossit, “blerja” e diplomës në universitetin privat në Tiranë, sipas hetimeve të drejtësisë italiane, në Milano, të cilët po hetojn ë për fonfën e Lega Nord-it, të tërhequra nga familjaë e kreut të Lega-s.
Mësohet se edhe drejtësia shqiptare po heton rastet e shitjes dhe blerjes së diplomave universitare. Në një intervistë për “Radio 24”, ministri shqiptar i Brendshëm, Sajmir Tahiri, thotë se janë rreth 10 raste të studentëve italiane që diplomohen në universitetet private shqiptare pa ndjekur leksionet. Sipas ministrit Tahiri, këta studentë po hetohen për korrupsion, shpërdorim detyre e krime të tjera.
“Janë rreth 10 studentë italianë të hetuar në Tiranë, pasi janë diplomuar nga universitetet private shqiptare, pa ndjekur asnjë leksion. Nuk duam turizmin e diplomave të blera. Këta studentë fantazmë po hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe krime të tjer. Edhe Renzo Bossi është një prej rasteve”, tha për “Radio 24”, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Qeveria shqiptare ka nisur një operacion për verifikimin e cilësisë së universiteteve private të hapura në vend.
“Procesin e vlerësimit ia kemi besuar një shoqërie ndërkombëtare vlerësimi, që ka për detyrë verifikimin e standardeve të cilësisë së universiteteve. Studentët fantazmë janë një dëm për të gjithë. Ka më pak se dhjetë studentë italiane të cilat ne jemi duke i hetuar, të cilët janë diplomuar në shkencat shoqërore pa ardhur asnjë ditë”, tha ministri Tahiri.
I pyetur për mundësinë e revokimit të diplomës, ministri Tahiri tha se “Ky do të jetë një vendim administrativ, dhe ne po hetojmë edhe për ata persona të cilët shkojnë jashtë shtetit për të gjetur persona që duan këtë mënyrë diplomimi dhe janë të gatshëm të paguajnë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com