Tahiri prezanton Artan Didin
e 12 krerët e policive në qarqe

Tahiri prezanton Artan Didin<br />e 12 krerët e policive në qarqe
TIRANË - Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka marrë detyrën zyrtarisht mëngjesin e sotëm. Në një ceremoni të bërë në oborrin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka prezantuar drejtorin e ri të policisë, në prani edhe të ish-drejtorit, Hysni Burgaj.

Në këtë ceremoni që ka nisur në orën 9.30 minuta dhe nuk ka zgjatur shumë, të pranishëm ishin edhe 12 drejtorët e rinj të policive të qarqeve të cilët kanë marrë detyrën zyrtarisht gjatë ditës së sotme. Në fillim, është dëgjuar himni dhe më pas fjalën e ka marrë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
 
MINISTRI TAHIRI FALENDERON ISH-DREJTUESIT
Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri, tha se, “nuk mund ta fsheh emocionin e kësaj ceremonie për emërimin e drejtorit të ri Policisë së Shtetit, Artan Didi”. Tahiri nuk ka lënë pa kujtuar dhe falenderuar edhe ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit deri ditën e djeshme. “Dua të falenderoj ata që deri dje kanë mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit”.

sajmir tahiri
(Në foto Ministri i Brendshëm Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj)

Ministri ka siguruar se, ai vetë dhe qeveria do të jenë gjithmonë në mbështetje të Policisë së Shtetit. “Dua ti siguroj të gjithë se neve vetëm një mision na bashkon, misioni për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend. Dua të uroj kreun e ri të Policisë së Shtetit dhe çdo gjë që duhet do të jetë në dispozicion dhe qeveria”, përfundoi fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
 
DREJTORI I RI, DIDI BËN VETËM BETIMIN
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Artan Didi nuk ka mbajtur fjalim me këtë rast, por vetëm ka bërë betimin në detyrën e tij.

“Në këtë çast solemn, në respekt për të gjithë brezat e policisë shqiptare dhe në emër të atyre që kanë rënë në krye të detyrë dhe për të garantuar ligjin dhe në emrin tim personal, betohem se do të mbaj me përgjegjësi detyrën në krye të Policisë së Shtetit, Betohem!”, tha drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

sajmir tahiri
(Në foto: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi gjatë ceremonisë së betimit)
 
Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë