Tahiri: Qeveria serbe ndërpret
financimet për serbët në Veri

Tahiri: Qeveria serbe ndërpret<br />financimet për serbët në Veri
PRISHTINË - Qeveria serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e financave për policët e MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri të martën pas takimit maratonik me delegacionin e Serbisë në Bruksel.
 
Tahiri ka thënë për "Tribunën" se vendimi i Qeverisë serbe është prezantuar gjatë takimit, ku kanë qenë të pranishëm edhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
 
“Mund të them se, pala serbe ka njoftuar se qeveria në Beograd ka marrë vendim për t’i ndërprerë pagat për policinë ilegale, e cila ka vepruar në pjesën veriore të Kosovës. Ky vendim i është prezantuar Bashkimit Evropian dhe neve në takim”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se, sipas dinamikës deri më 15 korrik Serbia duhet t'i ndalë të gjitha financimet në fushën e sigurisë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë