Tahiri: Rendi në emergjencë
kombëtare, stop hutimit kolektiv

Tahiri: Rendi në emergjencë<br />kombëtare, stop hutimit kolektiv
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mblodhi sot në mesditë krerët e Policisë së Shtetit dhe të drejtorive të policive kombëtare. Ndërsa rreth orës 18:45 ka përfunduar një takim me Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ende nuk janë zbardhur detajet e takimit. 

Ndërkohë në mesditë gjatë fjalës së tij para krerëve të policisë, Tahiri tha se, “situata e rendit publik është shumë shumë larg në atë qenit alarmante, por pa ekzagjerim është emergjencë kombëtare”.

Sipas tij, tranzicioni i pushtetit mbaroi dhe bashkë me të ka mbaruar dhe hutimi kolektiv për të bërë punën.

“Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Përgjegjësia duhet gjetur tek vullneti politik, por po njëlloj përgjegjësie është brenda kësaj salle dhe brenda rradhëve të Policisë së Shtetit. Megjithatë kjo nuk është koha për përgjegjësitë dhe unë jam këtu që të ngremë në këmbë policinë për të vendosur sigurinë. Ne do mbështesim të gjithë drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit”- tha Tahiri në takimin që u zhvillua në hotel "Tirana".

Në takim mungonte Agron Kuliçaj, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, informon gazetari Arsen Rusta.

TRADHTI KUSH NUK KRYEN DETYREN A KTHEHET MPRASHT ME TELEFON
”Askush nga policët në përmbushje të detyrës nuk do të kthehet mbrapsht me telefon apo të pengohet të bëjë detyrën, kjo është tradhti. Kush nuk e respekton do të ndëshkohet.  Nuk ekzistojnë më miqtë, kushërinjtë. Të fortët, të paprekshmit, që i bëjnë karshillëk policisë së shtetit vetëm sepse kanë lidhje e konjuktura. Policia të mos njohë askënd që rri mbi ligjin”- nënvizoi Tahiri.

T'I KTHEJMË BESIMIN PUBLIKUT, RISHIKONI URGJENTISHT STRUKTUREN E DENONCIMEVE
Gjatë fjalës së tij para drejtuesve të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se, “sfida jonë të rikthejmë besimin tek publiku”.

“Detyra ime dhe e juaja është të garantoni zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë. Skenat ku polici bën arrogantin për qytetarin dhe mbyllin sytë për ata që bëjnë arrogantin  para ligjit duhet të marrin fund. Kush cënon jetën e pronën do të ketë përballë policinë. Kush zbaton ligjin ka në krah policinë. Pres të rishikoni urgjentisht strukturën e marrjes së denoncimeve. Të mos ndodhë më që qytetarit të marrë në telefon apo të bëjnë denoncim e të kthehen mbrapsht. Nuk ka kohë për këto gjëra. Merrni masa të rregulloni këtë marrëdhënie. Punë më të madhe se ajo me qytetarin nuk ka. Të mos tolerohet sjellja arrogante kapricoze, për më tepër që jam bërë dëshmitar i sjelljes me dy standarte, sjellje e keqe me qytetarët e mirë, dhe sjelljes i përulur ndaj qytetarëve që shkelin ligjin.” tha Tahiri në lidhje me ankesat e qytetarëve që policia nuk përgjigjet

GARANTONI JETEN E QYTETAREVE, SHQIPERIA TE DALE NGA HARTA E TRAFIKUT
"E pafalshme të ndodhin krime të paralajmëruar apo që policia duhet të kishin sinjale.  Kriminale të ndodhin krime kur neglizhohen. Pres të vlerësohet maksimalisht çdo konflikt në dukje jo i vogël por që mund të sjellë përdorimin e armëve. Forca e parandalimit është më e madhe sesa forca e reagimit. Pres kthimin përmbys të situatës së trafikut të qenieve njerëzoere e trafikut të drogës. Shqipëria të dalë nga harta e trafikut në raportin e DASH. Ky objektiv të arrihet pa tjetër “

POLICIA RRUGORE E SËMURË NGA KORRUPSIONI, SIGURIA RRUGORE PRIORITET ABSOLUT
Për ministrin e ri të Bredshëm, siguria rrugore është një prioritet absolut. “Në perceptimin publik Policia Rrugore konceptohet si trupë gjerësisht e sëmurë nga korrupsioni. I kam sytë hapur, dhe ka nga ata policës që janë të përkushtuar, por ka dhe të tjerë që korruptohen.

Skena të tilla, si ajo e pak ditëve më parë në media, se si shkëmbehen dokumentet me para janë skandaloze, të turpshme e të padenja për shumicën drejtuese. Është skandaloze të lëvizin gjithë karshillëk makinat me shkelje”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri.

Sipas ministrit, policia e qarkullimit rrugor duhet të marrë masa emergjente për të rregulluar trafikun dhe të ndalojë urgjentit praktikat korruptive. “Jam i vetëdijshëm që vëshirësitë janë të shumta por garantoj se vullneti i qeverisë për të garantuar infrastrukturën, trajtim financiar, është i plotë"- nënvizoi Tahiri.

Tahiri urdhëron shkarkimin dhe ndjekje penale për dy punonjësit e policisë të cilët filmuan nga tv duke abuzuar me dokumentet e një emigranti. Dy punonjësit e policisë të shkarkohen menjëherë nga policia. Pezullimi është pak, të shkojnë në ndjekje penale”

STOP ARROGANCES
”Detyra ime dhe e juaja është të garantoni zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë. Skenat ku polici bën arrogantin për qytetarin dhe mbyllin sytë për ata që bëjnë arrogantin  para ligjit duhet të marrin fund. Kush cënon jetën e pronën do të ketë përballë policinë. Kush zbaton ligjin ka në krah policinë.  

T'I KTHEJMË DINJITETIN POLICISË
Për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në mënyrë të menjëhershme duhet që policisë t'i kthehet dinjiteti i munguar prej kohësh.

“Jemi të angazhuar të kthejmë dinjitetin e policisë. Nuk ekzagjeroj nëse ju them se duhet të rikthejmë nderin Policisë së Shtetit, të kthejmë si në kohën kur në ëndrrat e fëmijëve, policia ishte një profesion i nderuar. Nga sot unë i pari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe çdo polic këtu, jemi në provë para publikut për të zbatur ligjin dhe për të rikthyer rendin”.


Në fjalën e tij të shkurtër para  medias Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj deklaroi se "policia e shtetit do të jetë e angazhuar maksimalisht  në zbatimin e detyrave të qeverisë në luftën kundër krimit".

ORA 12.00 MBLEDHJA, NUK THIRRET ERZEN BREÇANI
Edhe pse është një nga drejtuesit e policisë së Tiranës, zëvëndësdrejtori Erzen Breçani, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen që ka thirrur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, me drejtuesit e Komisariateve. Burime nga ministria kanë bërë të ditur për A1Report në orën 11.45 minuta se, Erzen Breçani nuk është thirrur në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 13.00 nga ministri Tahiri.

ORA 10:00 TAHIRI MBLEDH DREJTUESIT E POLICISE
Me të marrë detyrën, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri do të mbledhë të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariatëve të të gjithë vendit. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, në orën 13.00 ministri Tahiri do të mbledhë drejtorët e 12 qarqeve bashkë me vartësit e tyre në ambientet e hotel “Tirana”.

Në këtë takim, Tahiri do tu prezantojë drejtuesve të policisë, planin e masave për luftën kundër krimit, që për PS-në, aktualisht situata është e rëndë dhe në emergjencë. Në këtë takim, ministri Tahiri do u prezantojë drejtuesve të Policisë së Shtetit programin e qeverisë për të vënë rendin dhe qetësinë në vend brenda 100 ditëve të para.

 
TAKIMI ME BURGAJN DHE VIZITA NË KOMISARIATIN 3
Situata e rënduar kriminale në vend ka shtyrë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në takim, (dje) që në orët e para të marrjes së detyrës prej tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku është diskutuar situata e rendit në vend.

sajmir tahiri
(Ne foto: Saimir Tahiri sot ne takim me drejtuesit e policise)

Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen