TIRANE- Një tjetër zyrë në shërbim të qytetarëve , i është shtuar ditën e djeshme Policisë së Tiranës. Në ambientet e komisariatit Nr 1 në kryeqytet, në prani të ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri, Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, drejtorit policisë së Qarkut, Ardian Çipa dhe drejtues të tjerë të Policisë së Tiranës, u çel zyra për Shërbimin Unik të Qytetarëve.
Kjo zyrë dhe shumë të tjera në disa qarqe te vendit, që janë financuar nga ministria e Brendshme edhe nga subjekte private, ka për synim rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofron policia për qytetarët duke i mbledhur të gjitha denoncimet dhe ankesat e qytetarëve në një sportel të vetëm dhe shmangien e praktikave korruptive, kjo edhe nëpërmjet dixhitalizimit.
Në ceremoninë e djeshme të përurimit, ministri i Brendshëm u shpreh se: “Zyra e Shërbimit Unik si ato që kemi përuruar deri më sot në disa qarqe të Shqipërisë dhe në disa komisariate në Tiranë, i jep një zgjdhje definitive shërbimeve cilësore që Policia e Shtetit jep ndaj qytetarëve, siç i jep zgjidhje definitive evitimit maksimal të praktikave korruptive që kanë qenë deri dje”. Më pas Tahiri shtoi se: “Partneriteteti publik –privat , jep fryte të shpejta dhe në kohë për ta bërë jeten e qytetarëve shumë më të mirë, shërbimet që jep shteti ndaj qytetarëve shumë më cilësore në kohë dhe mbi të gjitha pa korrupsion”.
Ndërsa lidhur me shqetësimet e ngritura nga Avokati i Popullit dhe partnerët ndërkombëtarë, për kushtet në dhomat e izolimit dhe paraburgimit ministri tha: “Është në vëmendjen tonë respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut qoftë dhe atyre që shkelin ligjin, siç është në vëmendjen tonë parësore, hartimi i një plani strategjik lidhur me përmirësimin e kushteve të atyre që ndalohen në Policinë e Shtetit.
Kemi filluar me zyrat e shërbimit ndaj qyetarëve, sepse tju marrë shembull vetëm në komisariatin nr 1 ofrohen rreth 70 shërbime për afërsisht 100 qytetarë në ditë, ndaj është parë më proiritare përmirësimi i shërbimit në mënyrë thëllësisht cilësore për qytetarët , eleminimi i korrupsonit dhe do vazhdohet paralelisht me përmirësimin e kushteve sa i takon dhomave te shoqërimit”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com