TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagon në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale dhe mbron punën e policisë. Sipas tij policia në 4 muaj nuk mund të zhbëjë atë potencial kriminal dhe pas degradimit në 23 vjet sidomos këto 8 vitet e fundit.
“Nuk mendoj që ju prisni që në 4 muaj policia e shtetit të zhbëjë potencialin kriminal që është krijuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe policia e shtetit të bëjë gjithçka e të rimarrë veten pas degratimit në 23 vjet dhe sidomos në këto 8 vitet e fundit. Jemi të vendosur të vazhdojmë luftën kundër korrupsionit e krimit. Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes së policisë për të lufutar kriminalitetin në vend””- tha Tahiri pas përfundimit të analizës vjetore të policisë së Tiranë e cila u zhvillua sot paradite në hotel "Doro" .
Vetëm para pak ditësh, kanë ndodhur dy vrasje: Më 16 janar 2014 u ekzekutua në pritë Astrit Gjepali dhe kunati i tij Halil Fici, ndërkohë që mbrëmjen e 17 janarit 2014 u ekzekutua në Tiraë Hasan Talja. Për ministrin Tahiri këto vrasje kanë motiv "larje hesapesh" .
Reedaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policët e liruar në 2013 përgënjeshtrojnë Tahirin