Tahiri: Sekuestruam 264 objekte
të antikitetit, mbrojmë trashëgiminë

Tahiri: Sekuestruam 264 objekte<br />të antikitetit, mbrojmë trashëgiminë
FIER-Ministri i brendshëm Saimir Tahiri së bashku me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro kanë qënë këtë të hënë në Apolloni të Fierit në një aktivitet
me nxënës, pas operacionit policor ku u gjeten 264 objekte të vjedhura, në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike.

Tahiri nga ky takim, ka deklaruar se kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë gjithmonë synim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ai u shpreh se janë sekuestruar 264 objekte të antikitetit të cilat kishin si qëllim të trafikoheshin jashtë vendit.
 
''Sapo kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni policor në qarkun e Fierit – dhe jo vetëm – i cili ka për synim mbrojtjen e trashëgimisë. Faza e parë u përfundua me rreth 264 objekte të cilat iu hoqën nga dora trafikantëve. Dhe do vijojmë po njëlloj, sepse për ne pasuria është e vyer, pasuria dhe trashëgimia kombëtare është e vyer. Nëse deri dje ishte e braktisur në dorë të trafikantëve, nëse deri dje ishte jashtë vëmendjes së qeverisë, nëse deri dje qeveria e kaluar kishte braktisur dhe kishte lënë në duar të keqbërësve historinë e Shqipërisë, vëmendja jonë maksimale është e përqendruar aty.
'', -u shpreh ministri Tahiri.
 
Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në fjalën e saj deklaroi se kjo qeveri po punon për t'i kthyer këtij parku vlerat. 

“Dua ta përsëris, sepse nëse do të jemi të vetëdijshëm për thesaret e jashtëzakonshme që kemi, konkretisht banorët e Fierit dhe ne të gjithë, do të dimë t’i mbrojmë ato. Sepse është e pamundur që çdo gur të mbrohet me një roje apo me një polic, nëse ne të gjithë  nuk i mbrojmë. Është pikërisht ky sensibilizim i të gjithë faktorëve, që nga komuniteti, shkolla, pushteti lokal, padyshim qeveria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë treguar  sesi kur jemi bashkë mund t’i mbrojmë vlerat tona.
Kemi tre vjet që punojmë me  strukturat e policisë për të pasur një strategji kombëtare. Në fakt është një strategji kombëtare e aprovuar vitin e kaluar nga qeveria shqiptare, për luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore, të cilat në 25 vitet e fundit, fatkeqësisht kanë humbur”,
u shpreh Kumbaro.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore