TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar paraditen e sotme një takim pune me kretët e policisë së kryeqytetit. Takimi është zhvilluar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, disa ditë para se të zhvillohet analiza vjetore e Policisë së Tiranës, e cila pritet të mbahet me 18 janar.
 
Ministri Tahiri është informuar mbi ecurinë e situatës se rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet.
 
Sipas burimeve nga policia, në analizën vjetore të Policisë së Tiranës, do të diferencohen rezultatet e 3 muajve të fundit të vitit 2013.
 
Ndërakq, ministri i Brendshëm është interesuar dhe për numrin e aplikantëve për në Shkollën e Policisë.
 
Takimi i zhvilluar mes Tahirit dhe krerëve më të lartë të policisë së kryeqytetit ka zgjatur më shumë se 40 minuta dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)