TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë Dinko Cvitan i cili prej tre ditësh ndodhet në Tiranë është takuar ditën e sotme me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjatë këtij takimi Ministri Tahiri dhe Kryeprokurori kroat kanë diskutuar lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo pasi Cvitan ka drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit në Kroaci.
Po ashtu temë diskutimi ndërmjet dy zyrtarëve ka qenë edhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht atë të zyrtarëve të lartë. Lidhur me këtë vepër penale, kryeprokurori Cvitan ka kryer një trajnim dyditor për autoritetet e drejtësisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com