LONDER- Pas Italisë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka nisur tur takimesh me autoritetet më të larta të luftës kundër krimit dhe terrorizmit në Britaninë e Madhe. Ditën e sotme ministri Tahiri është takuar me homologen britanike Theresa May, ndërsa gjatë bisedën ka kërkuar mbështetje për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe shkurtim të procedurave të shqyrtimit të kërkesave të azilkërkuesve, në mënyrë që të frenohen të gjithë azilkërkuesit abuzivë. Nga ana e saj, ministrja May u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve, duke e quajtur atë të shkëlqyer, ndërsa ka vlerësuar edhe rezultatet e qeverisë shqiptare dhe MPB në luftën kundër krimit e drogës.
Ndërkaq, gjatë takimit u dha mbështetja se “National Crime Agency” do të bashkëpunojë ngushtë me Byronë e Hetimit.
Në përfundim të takimit, dy ministrat e Brendshëm nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tahiri në Londër, i premtohet asistencë për Byronë e Hetimit