Tahiri: Task Forcë për Territorin
Shkrihet Policia RrugoreLista/ 36 emrat që lëvizin

Tahiri: Task Forcë për Territorin<br />Shkrihet Policia RrugoreLista/ 36 emrat që lëvizin
TIRANË -  E mbledhur për rreth një orë e gjysmë në mbrëmje (nga ora 18:00-19:30) qeveria "Rama" ka dalë me një sërë vendimesh, që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do t'i përkufizonte "i japin fund  fazës së parë të reformave në polici".

Lirime nga detyra dhe emërime të reja në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe në degët e saj në 12 qarqet e vendit, krijimi i një Task Force për Territorin dhe Mjedisin, shkrirja e Policisë Rrugore dhe ndërfutja e saj në komisariate etj.

Pas mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura si dhe herët e mëparshme, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pati një komunikim me mediat mbi vendimet e sapomarra nga qeveria në lidhje me policinë, mbi reformat e zhvilluara deri tani në polici dhe emërimet e reja sot në drejtimin e saj.

Pas kësaj daljeje Tahiri zhvilloi një mbledhje me 12 drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe, të emëruar sot, ku theksoi se "mbi të gjitha zbatimi i ligjit", "të gjithë jemi në provë, që nga unë i pari". 

TASK FORCË PËR TERRITORIN DHE MJEDISIN
Ministri Tahiri ka bërë të ditur se qeveria vendosi krijimin e një Task Force për masa emergjente për mbrojtjen e mjedisore dhe territorit. "Kjo është bërë me kërkesë të ministres së Zhvillimit të Territorit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, me kërkesë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Do të drejtohet nga dy ministritë që ata përfaqësojnë, por dhe nga ajo e Kulturës dhe një sërë institucionesh", shpjegoi ministri. Tahiri bëri me dije se Task Forca do ketë këto funksione: analizimin e problematikave sidomos në zonat e përcaktuara me ligj si zona kombëtare, evidentimin e zonave me interes kombëtar. Task Forca do ketë parasysh planet e veprimit, përcaktimin e emergjencës. Task Forca do fillojë menjëherë punën.

 SHKRIHET POLICIA RRUGORE, IU BASHKOHET KOMISARIATEVE
"Shkrihet Policia Rrugore si komisariat me vete dhe bëhet bashkimi i saj me komisaritate të tjera, ku bëhet dhe ndarja e përgjegjësive", bëri të ditur Tahiri.

PËRMBYLLET FAZA E PARË E REFORMËS NË POLICI
"Mbi reformën dua të theksoj se përtej emrave sot përmbyllet faza e parë e reformës; fazë themelore, funksionale. Sapo kam firmosur strukturën e re te policisë janë gati vendimet përkatëse", theksoi ministri Tahiri. "Struktura e re i përgjigjet domosdoshmërisë për të afruar policinë me qytetarët, për të ndrequr drejtimin në formë piramidë dhe zinxhirët e komandës , për shërbim më të kujdeshshëm ndaj qytetarit.
Në fazën e parë kemi rregulluar piramidën e policisë. Jemi në nisje të procesit për strukturimin përfundimtar, që shërbimi të shkojë në nivelin bazë", theksoi ministri i Brendshëm.

DREJTORIA E POLICISË: NGA 811 FUNKSIONARË SOT 255;  556 TË SHPËRNDARË NË BAZË
Nga 811 në drejtori sot janë 255 funksionarë. Me strukturën e re një numër i madh i funksioneve në Drejtorinë e Policisë zbresin në drejtoritë  e qarqeve dhe komisariateve, në përgjegjësi operacionale në bazë, ka informuar ministri Tahiri. "Kemi fuqizuar komisariatet në bazë të disa kritereve, që kanë të bëjnë me lëvizjet demografike, potencialin kriminal etj. Në funksion të policimit në komunitet, partneritetit të rolit të policit në bashkëpunim me qytetarët. Të bëjmë ç’është e mundur që polici të ndihet partner me shumicën e qytetarëve dhe kërcënim me ata qytetarë minorancë, që çojnë në mend të shkelin ligjin", theksoi ministri.

SHKB, NGA MODEL KAMZHIKU DHE PREFERENCIAL, NË MODEL DEMOKRATIK
"Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) nga model të kamzhikut politik dhe preferencial ta kthejmë në model demokratik, llogaridhënës dhe urë komunikimi mes qytetarit dhe Polisë së Shtetit", theksoi Tahiri.
Ai ka shtuar se "presim që kjo masë të na japë rezultate konkrete në korrupsionin e vetë radhëve të Policisë së Shtetit". "Kemi parashikuar ngritjen e shërbimit të unifikuar ndaj qytetarit; ka aktivitete burokratike që policia kryen ndaj qytetarëve. Kemi menduar stacione unike për t’i çliruar nga burokratizimi".

POLICISË DUHET T'I VIJË STAFETA ME DREJTUES TË RINJ; JO TË KORRUPTUAR DHE JO TË KOMPROMENTUAR
"Është e natyrshme që ndryshimet strukturore edhe me ndryshime me drejtues të lartë. Dua të falenderoj ata që janë larguar nga detyra deri më sot. Në emërimet më të reja kemi zhvilluar një proces për njerëz me integritet të lartë, për përmbushjen e detyrave funksionale. Po synojmë të promovojmë që drejtuesit dy cilësi t’i kenë të larta; jo të korruptuar dhe kompromentuar dhe pa asnjë mundësi për t’u korruptuar në detyrë. Do jemi shumë të vëmendshëm ndaj këtyre fenomeneve.
 
Tahiri ka theksuar se "kemi bërë një hap jo të vogël në krijimin e drejtuesve. Policisë duhet t’i vijë stafeta e drejtuesve të rinj". Më pas ka shtuar se "çdo i emëruar do jetë në testin e punës dhe rezultateve për garantimin e rendit publik. Unë mirëpres çdo sugjerim të publikut, të medias, sa kohë mund të na ndihmojnë, që bashkarisht të kemi standardet më të larta".

Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë