Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e masës së bllokimit të pasaportës, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve për të tërhequr pasaportën. 

Tahiri mbërriti te Prokuroria e Krimeve rreth mesditës i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Hachia. Dje Apeli i Krimeve zhbllokoi pasaportën e ish-ministrit si dhe i lejon tashmë lëvizjet edhe jashtë vendit, pas dy jave bllokimi me urdhër të akuzës dhe i lënë në fuqi nga shkalla e parë e Krimeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com