Një tajfun i madh goditi Taivanin dhe për pasojë kanë humbur jetën të paktën dy persona ndërsa më shumë se 300 të tjerë janë plagosur.
Tajfuni “Dujuan” goditi pjesën lindore të vendit ndërsa stuhia ka lënë pa energji elektrike më shumë se 700 mijë familje.
CNN raporton se “Dujuan” goditi fillimisht brigjet e qytetit Putian ndërsa era e fuqishme ka shkulur pemë dhe ka thyer xhama të shumë ndërtesave.
Policia njofton se nga rreshjet e shumta ka pasur përmbytje, ndërsa 12 mijë banorët e kësaj zone janë janë evakuar.
Qendra Operative e Emergjencës Qendrore e Tajvanit tha se dy burra kanë mbetur të vdekur si pasojë e erërave të forta të cilat i përplasën me objektet përreth.
Niveli i ujit ka mbëritur në gjysëm metër lartësi ndërsa autoritetet vendase kanë ngritur shqetësimet për rrëshqitje të tokës.
Stuhia shkaktoi gjithashtu pezullimin e shumë shërbimeve të transportit publik dhe vonesa në dhjetra fluturime ajërore.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com