Tajfuni 'Haiyan' shkatërron
ishujt Filipine, lë pas gërmadha
Tajfuni 'Haiyan' që goditi Filipinet, ka vazhduar rrugën e tij për në veri të Vietnamit, afër kufirit me Kinën, ku është dobësuar dhe kthyer në një stuhi tropikale.
FILIPINE - Tajfuni 'Haiyan' që goditi Filipinet, ka vazhduar rrugën e tij për në veri të Vietnamit, afër kufirit me Kinën, ku është dobësuar dhe kthyer në një stuhi tropikale.
Katër milionë njerëz janë prekur nga tajfuni në Filipine dhe shumë të tjerë po luftojnë me vdekjen pasi nuk kanë ushqim, strehim apo ujë të pastër për të pirë. Rreth 600 mijë njerëz janë evakuuar në provincat në veri të vendit.
Gjendja është shumë e rëndë me shtëpitë dhe ndërtesat të rrafshuara si dhe me trupa njerëzish të vdekur të gjendur kudo. 80% e ndërtesave që u gjendën në rrugën e tajfunit u shkatërruan plotësisht. Rradhë të gjata njerëzish të mbetur pa fjalë nga shoku janë formuar mbi rrënojat e aeroportit të Tacloban, në ishullin filipinas Leyte.
Kryqi i Kuq Filipinas përllogariti se të paktën 1,200 vdiqën nga stuhia, por ky numër pritet që shumë shpejt t’i kalojë 10 mijë. Ndihma nga vende të ndryshme të botës kanë filluar të arrijnë në Filipine, por punëtorët kanë hasur probleme për të udhëtuar në disa qytete apo fshatra të cilat kanë mbetur të izoluara.
Foto të tjeraMetereologët parashikojnë një tjetër stuhi tropikale e cila do të sjellë shira të dendur dhe të rëndojë më tej situatën dhe shpërndarjen e ndihmave. Tajfuni Haiyan është një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjeherë me erëra që kapnin shpejtësinë e 235 km/orë dhe dallgë deri në 15 metra të lartë.
Anije dhe aeroplanë të shumtë me ndihma janë nisur drejt Filipineve. Presidenti Barack Obama shprehu ngushëllimet e tij për famijet e të vdekurve. Gjithashtu edhe vende të tjera kanë akorduar miliona euro për të ndihmuar filipinasit. Australia ka dhuruar 9 milionë dollarë në ndihma humanitare ndërsa Zelanda e re ka akorduar rreth 1 milionë dollarë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.6%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
-
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas. Gjendja e tij mbetet kritike
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51