TAJLANDË - Ka ardhur koha që dhe ju të keni shtëpinë tuaj për një çmim fare të lirë? Ja se çfarë ka bërë një burrë në Tajlandë. Steve Areen ka ndërtuar një shtëpi të vogël për vetëm 6 javë dhe me një vlerë në total prej 9 mijë dollarë.
Ai vendosi të ndërtojë shtëpinë e ëndrrave pasi vizitoi mikun e tij Hajjar Gibran. Hajjar Gibran merrej me ndërtimin e këtyre shtëpive të vogla në qendrën e tij.
"Hajjar dhe gruaja e tij më ofruan një vend në fermën e tyre për të ndërtuan shtëpizën time", shkruante Steve në faqen e tij.
Ai shpjegon edhe si e ka ndërtuar shtëpinë. Për këtë, ai përdori disa këshilla që i ofroi miku i tij. Ai gjithashtu sqaroi se kostoja për të ndërtuar strukturën themelore ishte 6 mijë dollarë, por duke përfshirë edhe detaje të tjera si dhe mobiljet, kostoja totale shkoi deri në 9 mijë dollarë. Steve është shumë i lumtur për shtëpizën e tij.
Ajo është e ndërtuar me blloqe çimentoje dhe me tulla prej balte. Ai gjithashtu tha se është duke kërkuar një vend që të ndërtojë një tjetër shtëpi të tillë.

Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO