TAJLANDË - Në ishullin Phi Phi në Tailandë, është mbajtur edicioni i pestë i Red Bull Cliff Diving World Series 2013.
14 konkurrentë janë hedhur nga një shkëmb 27 metra mbi det. Në këtë shkëmb është montuar dhe platforma për t’u hedhur.
Të mbledhur për raundin e gjashtë të edicionit të pestë të hedhjes nga shkëmbi, konkurrentët kishin muaj që përgatisnin stilet e hedhjes.
Këtë vit kompeticioni u zhvillua në disa vende të botës. Ajo filloi në La Rochelle të Francës, e vazhdoi në Kopenhagen, në Azoret në Portugali, Itali, Boston dhe për të përfunduar në Tajlandë.
Fatkeqsisht, ndalesa e parafundit në Brazil u anullua për shkak të motit të keq.
Rusi Artem Silchenko fitoi raundin në Tajlandë, por nuk i mjaftoi për të fituar kompeticionin. Fituesi i këtij viti ishte sërish Gary Hunt i cili e ka fituar dhe 3 vitet e mëparshme.
Në vend të tretë u rendit kolumbiani Orlando Duque i cili ka fituar edicionin e parë të Red Bull Cliff Diving World Series.
Ky sport i pati fillimiet e veta në vitet 1700 si nisje e procesit për t’u bërë luftëtar Hawaiian. Ky ishte urdhëri i Mbretit Kahekili i cili ishte i fiksuar pas zhytjeve nga shkëmbi.
Ai i sfidonte njerëzit t’i provonin besnikërinë duke u hedhur nga qindra metra lartësi.
Tashmë ky sport është kthyer në një fenomen. Mediat lokale Tajlandeze e përshkruan eventin si një moment shumë të veçantë për vendin e tyre.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com