BANKOK - Gjatë paradites së të hënës, 30 mijë protestues në Bankok, kanë bllokuar 7 nga pikat kryesore të rrugëve të qytetit, në tentative për të paralizuar kryeqytetin e Tajlandës, deri në dorëheqje të qeverisë së kryeministres Yingluck Shinawatra.
Qarkullimi është bërë i pamundur dhe parashikohet që protestuesit të rriten në numër në protestën e emëruar si “Paralizo Bankokun”, protestë e cila ka si qëllim të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, që janë parashikuar të zhvillohen më 2 shkurt të këtij viti.
Edhe pas mobilizimit të 18 mijë policëve dhe ushtarëve, forcat e sigurisë, janë të padukshëm në udhëkryqet e zënë nga manifestuesit. Qeveria vendase, ka si qëllim që të lejojë protestat, duke evituar ndonjë dhunë të mundshme, që do të bënte edhe ndërhyrjen e ushtrisë.
Protestuesit kanë vendosur disa thasë me rërë dhe kanë parkuar makinat në zonë, duke bllokuar rrugët dhe duke valvitur flamujt kombëtarë. Ata akuzojnë kryeministren Yingluck Shinawatra se qëndron nën hijen e vëllait të saj Thaksin Shinawatra, i cili ka kërkuar azil politik jashtë vendit, për të evituar burgosjen, pasi akuzohet për korrupsion.
Protestat kundër qeverisë në Tajlandë, nisën më 24 nëntor, ku humbën jetën të paktën 8 persona. Motivi kryesor i protestave, ishte ligji për amnistinë, ligj i propozuar nga qeveria dhe nuk u aprovua nga senati. Ky ligj do i jepte mundësinë ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, që të kthehej nga azili politik, pa e shlyer dënimin e tij, të marrë në vitin 2008.
Protestat e opozitës, drejtohen nga ish parlamentari i Partisë Demokratike tajlandeze Suthep Thaugsuban, i cili ka përsëritur që nuk do të ketë negociata, për t`i dhënë fund krizës që paraqitet. Këto protesta, kundër qeverisë aktuale, janë më të mëdha që nga kriza e vitit 2010-të, ku vendi u përfshi nga protesta të shumta dhe humbën jetën 90-të persona.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com