Takikardia, shenjat dhe parandalimi i saj

Takikardia, shenjat dhe parandalimi i saj
Takikardia është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe mund të bëhet shkak i problemeve të zemrës.

Kur zemra fillon të rrahë me shpejtësi shpesh frikëson por ka raste kur ndikon pozitivisht.

Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen.

“Takikardia është shtimi i rrahjeve të zemrës mbi normën e zakonshme, që i bie 100 rrahje në minutë”, thotë mjeku i Milanos Claudio Tondo.

Ai shpjegon se është normale kur rrahjet përshpejtohen pas një lodhjeje që keni kaluar, por ndodh e kundërta dhe duhet të shqetësoheni nëse kjo ndodh pa arsye në mënyrë të papritur.

Disa nga shkaqet e shtimit të rrahjeve janë kur një person ka konsumuar një sasi të madhe të pijeve të tilla stimuluese çaji, kafeja, përdorimi i drogave dhe medikamenteve të ndryshme, përfshirë dhe mjekimet për astmën.

Edhe sëmundje të tilla kardiovaskulare si infarkti mund të shkaktojnë takikardi.

Pastaj ka dhe raste kur arsyet e takikardisë lidhen me shkaqe të tilla jashtë problemeve të zemrës si një sëmundje e tiroideve, nga ethet, ankthi apo dehidratimi.

Në këto raste duhet gjithmonë që njerëzit ti drejtohen mjekëve për të ndaluar takikardinë dhe për të gjetur shkaqet.

Kurat përfshijnë terapi farmaceutike deri te ndërhyrjet kirurgjike.

Nëse keni një takikardi ventrikulare apo fibrilacion ventrikular krahas ilaçeve ndjehet e nevojshme edhe elektroshoku prandaj dërgimi i menjëhershëm në spital është mjaft i rëndësishëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz