Për reformën në drejtësi ka një kryetar të komisionit parlamentar. Takimi ishte sesi të qeverisim më mirë vendin”, u shpreh ai. Ndërkohë kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u larguan pa dhënë prononcime për mediat. Por i pranishëm në atë takim ishte dhe deputeti socialist, Musa Ulqini i cili është i ngarkuar me detyrën e koordinatorit për emërimet në administratë. Burime për Shqiptarja.com mësohet se në mbledhje është bërë një bilanc numerik dhe cilësor i të emëruarve në administratën publike me propozimin e partive përkatëse, fokusuar kryesisht në eficencën e drejtorëve që kanë marrëdhënie direkte me komunitetin.
Më herët, deputeti Musa Ulqini dhe grupi që ai drejton brenda PS-së, kanë marrë takime sipas qarqeve me deputetë të LSI-së, duke shprehur kështu rezervat dhe pakënaqësitë përkatëse në këtë drejtim. Pak javë më parë, ndërkohë që pritej takimi i njësisë së koalicionit qeverisës, në zyrën e grupit parlamentar të LSI-së, janë parë të hyjnë deputetët e Partisë Socialiste, Musa Ulqini dhe Blerina Gjylameti. Shqiptarja.com mësoi se aty u zhvillua një takim analizuar mes dy partive qeverisëse, PS dhe LSI.
Nga ana e LSI-së, në mbledhje ka qenë deputeti i qarkut të Fierit, Robert Bitri, si dhe përfaqësues politikë të strukturave të dy partive në këtë qark. Musa Ulqini është komanduar nga Edi Rama si koordinator për emërimet, së bashku me deputetet Blerina Gjylameti, Erjeta Alhysa dhe Evis Kushi. Në këtë funksion, Blerina Gjylameti mbulon qarqet Vlorë, Gjirokastër, Fier e Berat. Në objekt të punës së tyre, ata kanë verifikimin e emërimeve të drejtuesve të institucioneve si dhe matjen e performancës së të punësuarve në administratë.
Në këtë rol, Ulqini e Gjylameti kanë zhvilluar këtë mbledhje analizuese me deputetin e LSI-së për qarkun Fier. Në thelb ka qenë evidentimi i të punësuarve dhe drejtorëve të propozuar nga secila parti politike, ku të dy palët kanë shprehur vlerësimet dhe pakënaqësitë përkatëse. Bilanci synonte evidentimin e panoramës se ku ndodhet secila parti në këtë qark, në raport me marrëveshjen paraprake të bashkëqeverisjes. Mësohet se këto takime, do të jenë të vazhdueshme edhe në qarqet e tjera.
Të gjithë drejtorët e institucioneve shtetërore po testohen për performancën e tyre. Nuk bëhet fjalë për një testim teknik profesional apo shtetëror, por për një matje të perceptimit publik, që Partia Socialiste po realizon përmes grupeve të punës në të gjithë vendin. Këto informacioni koordinohen edhe me të dhënat nga zyra e kryeministrit që vijnë nga portalet e denoncimit të korrupsionit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)