Kreu i SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Shqipëri. Mes tyre u diskutua mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me agjencitë ligjzbatuese evropiane, për hetimin e rasteve komplekse që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Belgjikën. Fransen vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me SPAK dhe nënvizoi ruajtjen e këtij standardi komunikimi mes institucioneve duke e vënë theksin në ndarjen e informacionit dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, për të përballuar sfidat që paraqet krimi i organizuar në të dy vendet.
Në takime të veçanta me prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme u diskutuan gjithashtu mekanizmat për përshpejtimin e komunikimit mes dy palëve dhe për qasje proaktive në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, duke rritur efikasitetin në ndihmën e ndërsjelltë juridike. Diskutimet u përqendruan në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm të SPAK në përmbushjen e objektivave të tij duke krijuar një perspektivë pozitive për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Me këtë nivel të ri angazhimi dhe mbështetjeje nga agjencitë ligjzbatuese evropiane, SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe vendet e Bashkimit Evropian.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
77.3%
-
Jo
18.2%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK-ut
3 Dhjetor, 15:16
-
Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve, Duro: Do qëndroj në detyrë! Akuzohet se licencoi karburantin ndërtim pa leje
3 Dhjetor, 12:40
-
Mero Baze: Pasioni i Berishës për një 'SPAK paralel' që heton SPAK-un
3 Dhjetor, 10:51
-
Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash! Kontratë fiktive për të justifikuar pasurinë
3 Dhjetor, 09:46
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor, 09:32
-
Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!
2 Dhjetor, 19:12
-
Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve, avokati Petraj në Report Tv: Legjitime, kanë pasur kërcënime! Bala: Politika do të pengojë punën e SPAK
2 Dhjetor, 18:10
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor, 18:06
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor, 17:04
-
Ngritën laborator kokaine në zemër të Belgjikës, goditet organizata shqiptare, 6 të arrestuar! Trafikonin, ekstraktonin dhe furnizonin Europën
2 Dhjetor, 16:12
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
2 Dhjetor, 12:45