Një takim i zhvilluar në Mallakastër mes përfaqësuesve të BE dhe krerëve lokal ka pasur si qëllim mbrojtjen e mjedisit. Takimi është zhvilluar në ambientët e bashkisë së Mallakastrës ndërkohë që Kryetari i kësaj bashkie ka ngritur shqetësimin se zona që ai drejton është tërësisht e mbuluar nga ndotja mjedisore. Shkak për këtë janë bërë edhe mungesa e investimeve që sipas Kapllanajt kanë munguar prej shumë vitesh. Ai ka kërkuar të dërguarit të BE Hubbert Grandjan që të shikohen mundësitë për të rehabilituar zonën që ai drejton.
Ndërkohë i dërguari i bashkimit europjan në vendin tonë Hubbert Grandjan, është shprehur se ne do të kërkojmë që të bëhet një studim për të përcaktuar nivelin e ndotjes në qytetin e Balshit dhe të gjithë zonës.
Detyrë e bashkisë së Mallakastrës është që të gjejë mënyrën për të kërkuar aparatura të cilat bëjnë monitorimin e cilësis së ajërit, ndërkohë që duhet të ushtroje edhe presion tek instituti i shëndetit publik për të bërë një studim sa i përketçështjes së ndotjes në këtë zonë. Ndërsa pas këtyre të dhënave të sakta ne si BE të kemi edhe ndikimin tonë për të mbështetur Shqipërin në mbrojtjen e mjedisit.
Hubbert Grandjan Përfaqësues i BE
Sipas Kryetarit të Bashkisë, Mallakastra është zona më e ndotur në të gjithë Shqipërinë, por nuk është kundër që të mbyllen uzinat pasi mijra familje ushqehen me bukë nga puna në këto uzina, por të gjihen mundësit për të eliminuar shkarkimin e ndotësve në ajër çka për momentin janë të pallogaritshme.