Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet sërish për takimin e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve, që është interpretuar si një lëvizje kundër tij brenda partisë. Ai tha se është takuar me disa prej tyre, duke shtuar se qëndrimet dhe kritikat duhet të shprehen brenda forumeve të partisë.
“Së pari, unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim se persona që i thërras për arsye të miat. Së dyti, kjo parti ka forumet e veta dhe demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues apo mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim. Natyrisht, duke thënë këtë nuk kam ndërmend tu them asnjë njeriu që ato mendime mos i shpreh publikisht edhe në mediat e qeverisë apo ku të duash. Por normale në një parti kudo është që mendimet e propozimet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë. A kam pritur po? Kanë ardhur prej tyre, kanë ardhur vetë, nuk i kam thirrur asnjërin. Po kanë ardhur, kam biseduar. Ato janë personalitete të çmuara të PD, natyrisht partia si çdo forcë tjetër politike, ka aktivitetin e saj brenda forumeve të saj.”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Rasti Balluku, Berisha: Rama gënjeu për opinionet e Komisionit të Venecias, do ta padisim për mashtrues publik dhe që pengon drejtësinë












