Takim në Sllovaki/Vuçiç- Thaçit: Hiqeni taksën, dialogu nis menjëherë

Takim në Sllovaki/Vuçiç- Thaçit: Hiqeni taksën, dialogu nis menjëherë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar ditën e sotme në forumin “Globsec” në Sllovaki.

Qendër e takimit, i cili zgjati rreth një orë ka qenë dialogu mes dy shteteve.

Presidenti i Serbisë, deklaroi se nëse taksa ndaj produkteve serbe hiqet, atëherë dialogu do të fillojë.

“Nëse hiqet taksa e rifillojmë njëherë dialogun. Ky është qëndrimi jonë”- deklaroi Vuçiç.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia po bëhet pengesë për dialogun.

 “Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim në UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”- ka thënë Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin