Enkelejd Alibeaj ka përgënjeshtruar mundësinë e një takimi sekret me Sali Berishën. Sipas tij, asgjë nuk zgjidhet me prapaskena ndërsa ka bindjen se zgjidhja e vetme për realitetin është vetëm përballja me të vërtetën.
“Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.
I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin!” – shkroi Alibeaj në Twitter.
Reagimi i tij erdhi pasi janë hedhur dyshime se mes tyre ka patur takim ‘sekret’ për të zgjidhur problemet brenda PD.
PD dhe Rithemelimi tentuan të bashkoheshin për të shkuar me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit, por nuk arritën konsensus. Grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka fajësuar palën tjetër se kishin kusht të njihnin Sali Berishën si kryetar të PD-së.
Por negociatori i Rithemelimit, Edi Paloka u shpreh se nuk kanë vendosur asnjë kusht por negociatat dështuan pasi, pala tjetër kërkonte eliminimin e primareve. 14 maji, duket se do të jetë sfida vendimtare se cila palë në PD ka shumicën!
Prej teje ca s pret mor pallosh
PërgjigjuKeto smerren vesh as brenda partise tyre sa gjynah qe jane
Përgjigju