Takim sekret mes Kim Jong Un dhe Xi Jinpig në Kinën veriore

Takim sekret mes Kim Jong Un dhe Xi Jinpig në Kinën veriore

Kim Jong Un dhe Xi Jinpig gjate takimit te fshehte

Presidenti i Kinës Xi Jinping është takuar me diktatorin koreanoverior Kim Jong-un në një takim sekret që u zbulua vetëm pasi u largua Kim.

Sipas South China Morning Post, Kim ishte “një i ftuar misterioz” në një takim në Kinën veriore.

Ai mësohet se ka fluturuar dhe është ulur në qytetin portal të Dalianit në provincën e Liaoning dje.

Kim udhëton rrallë me avion dhe planet e tij të fluturimit janë zakonisht të fshehta.  

Mësohet se Kim i ka thënë Xi: “Për sa kohë që palët e rëndësishme i eliminojnë politikat armiqësore dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Koresë së Veriut, Koreja e Veriut nuk ka nevojë të ketë armë bërthamore, dhe denuklearizimi është i arritshëm”.

Xi shtroi një banket dhe i theksoi Kimit mbështetjen e tij ndaj Koresë së Veriut për zhvendosjen e saj strategjike drejt zhvillimit ekonomik, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Xinuha.

Vizita, pjesë e një angazhimi frenetik diplomatik që i ka shtendosur ndjeshëm tensionet në Gadishullin Korean, vjen pas takimit historik të Kimit me homologun e tij të Koresë së Jugut Moon Jae-in, dhe paraprin një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Bëhet fjalë për takimin e dytë ndërmjet dy liderëve brenda më pak se dy muajsh.

Kim e vizitoi Pekinin në mars në udhëtimin e tij të parë në Kinë, që pas marrjes së pushtetit gjashtë vjet më parë.

Analistët kinezë kanë spekuluar se Kimi udhëtoi për në Dalian për t’i kërkuar Xi një lehtësim të sanksioneve mbytëse të mbështetura edhe nga Kina vitin e kaluar në Kombet e Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!